16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët “të etur” për të fluturuar – Gushti i 2021 tejkalon mesataren...

Shqiptarët “të etur” për të fluturuar – Gushti i 2021 tejkalon mesataren e 3 viteve me 50%

Në gusht 2021, numri i fluturimeve të kryera është 4 mijë e 106, duke u rritur me 80.2%, krahasuar me gusht 2020.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, në fakt, gushti i këtij viti ka tejkaluar edhe mesataren e periudhës 2018-2020, me 48.1%.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në gusht 2021 është 561 mijë e 325, duke u rritur me 2.7 herë, krahasuar me gusht 2020.

Krahasuar me mesataren e muajve gusht për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur me 66.6 %.

Ndërkaq, sa i takon periudhës janar – gusht 2021, ka pasur në total 15 mijë e 784 fluturime, 6 mijë e 2 fluturime më shumë se për të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat