10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot Greqia, një javë më parë Shqipëria/ Dy tërmetet që kanë habitur...

Sot Greqia, një javë më parë Shqipëria/ Dy tërmetet që kanë habitur sizmiologët

Tërmeti i sotëm në ishullin grek të Kretës ka lënë të surprizuar edhe specialistët e fushës.

Profesori grek i Gjeodinamikës Efthymis Lekkas shprehet se tërmeti i mëngjesit të sotëm ishte një “rrufe në qiell të hapur” pasi nuk pritej të ndodhte.

Sipas tij, ekspërtet vendas nuk prisnin një tërmet të kësaj shkallë në Kretë pas lëkundjeve të vazhdueshme të javëve të fundit.

Duke folur për mediat greke, Efthymis Lekkas tha se ata nuk e dinë madje nëse kjo është lëkundja më e fortë apo është paralajmërimi i një tërmeti tjetër më të madh.

Tërmeti i fortë në Kretë ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ne nuk prisnim lëkundje kaq të forta pas tërmeteve që kanë rënë në ishull gjatë kohëve të fundit. Madje ende nuk dimë nëse kjo është lëkundja më e fortë apo do të ketë të tjera më pas. Qytetarët duhet të qendrojnë të qetë dhe të rrinë jashtë shtëpive të tyre të paktën deri në mbrëmje”, është shprehur ai.

Një javë më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter. Por, më shumë se intensiteti, ajo që përbën interes ka të bëjë me faktin se sizmiologët nuk e prisnin një lëkundje të tillë.

Lexo edhe: 2 vjet nga tërmeti, Top News: SIGAL UNIQA siguron pronën, dëmshpërblime të plota

Duke folur për Abc News një javë më parë, sizmologu Edmond Dushi tha se kjo ishte një rastësi e jashtëzakonshme.

Jemi të surprizuar, ka një rastësi të jashtëzakonshme, por nuk ka lidhje më kuptimin fizik apo shkencor, është thjeshtë një rastësi. Zonat janë krejt të ndryshme dhe në aspektin tektonik janë të ndryshme. Ajo është zona e Durrësit ka tjetër sjellje, kjo është zona tjetër”, tha ai.

I gjithë rajoni, përfshi Greqinë, Turqinë dhe Shqipërinë është përfshirë nga një aktivitet i lartë sizmik gjatë viteve të fundit.

Krahas tërmetit të 26 nëntort në Shqipëri, dy tërmete të tjerë të fuqishëm kanë goditur Turqinë dhe Greqinë gjatë dy viteve të fundit duke shkaktuar dhjetra të vdekur.

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.

Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja, pavarësisht fuqisë së shkallës richter të raportuar.

Nëse do të shikojmë statistikat, vëtëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti. Kjo sepse njerëzit mendojnë se nuk do të ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.

Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preki të gjithë pronën tuaj.

Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës apo të dheut të cilat jo gjithmonë janë pasojë e tërmeteve, por edhe e aktiviteteve të minimit të rrugëve, për shembull.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.

Në 2 mijë klientë, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 14 milionë euro dëme menjëherë pas dy tërmeteve të vitit 2019, ndërsa ishte e gatshme për më shumë në rast se të siguruarit do të ishin në një numër më të lartë.

Ngjarjet e javëve të fundit janë këmbana alarmi që duhen dëgjuar. Siguroni shtëpinë dhe biznesin tuaj dhe bëjeni gjumin e qetë. Për gjithçka mendon SIGAL UNIQA Group Austria…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat