13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëri-Itali/ Sot përballja me Kampionët e Europës, SIGAL UNIQA shpërblen me bileta...

Shqipëri-Itali/ Sot përballja me Kampionët e Europës, SIGAL UNIQA shpërblen me bileta FALAS klientët besnikë

Kombëtarja shqiptare është gati për sfidën e sotme ndaj Italisë, kampione e Europës në fuqi.

Lista e trajnerit Edi Reja ka pësuar ndryshime për shkak të dëmtimit të sulmuesit Kristal Abazaj që nuk ja ka dalë të rikuperohet dhe nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e sotme, por as për atë të së shtunës ndaj Armenisë.

Ndeshja starton në orën 20:45 ndërsa në fushën e blertë të “Air Albania Stadium” të tejmbushur, duke parë që tashmë janë shitur të 22 mijë biletat, tekniku Edi Reja pritet i besojë kësaj 11-sheje: porta do i besohet Berishës, mbrojta e përbërë nga Gurishta, Kumbulla e Ismajli.

Hysaj, Lenjani, Asllani, Bajrami dhe Ramadani në mesin e fushës, ndërsa sulmi do i besohet Uzunit dhe Muçit.

Si në çdo ndeshje tjetër të Kombëtares, SIGAL UNIQA Group Austria ka dhuruar për klientët e saj besnikë bileta FALAS.

Kushdo që bleu Sigurim Shtëpie apo TeleShëndet Online, fitoi mundësinë për të ndjekur LIVE përballjen e luksit me 4 herë kampionët e Botës.

LEXO EDHE: Miqësorja e luksit/ Bli “TeleShëndet” ose Sigurimin e Pronës Online dhe SIGAL të dhuron dy bileta për Shqipëri-Itali

SIGAL UNIQA Group Austria nuk është thjesht një kompani sigurimi.

Që prej themelimit të saj ajo ka qenë një mbështetje e forte jo vetëm për artin dhe kulturën në vend por edhe për sportin.

  • SIGAL UNQA është sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit
  • Sponsor zyrtar i Federatës Shqiptare të Basketbollit
  • Prej më shumë se 18 vitesh mbështet ekipin e SIGAL Prishtina, e cila edhe falë mbështetjes së kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa Ballkanike.
  • SIGAL UNIQA ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;
  • Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me kompaninë;
  • SIGAL UNIQA ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur financiarisht talentët Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;
  • SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit
  • SIGAL UNIQA ka sponsorizuar Federatën Shqiptare të Snooker-it si dhe shumë e shumë aktivitete të tjera sportive brenda e jashtë vendit.

Pa harruar edhe produktet e sigurimit dedikuar pikërisht sportistëve, siç është “Polica e Sigurimit për Sportistët” apo “TeleShëndet/Sportistë”.

LEXO EDHE: Jo vetëm në Shqipëri/ SIGAL UNIQA merr në sigurim edhe futbollistët në Kosovë

SIGAL UNIQA Group Austria do të vazhdojë të jetë pranë  komuniteteve sportive edhe në të ardhmen duke besuar fort se Sporti ndikon në Shëndetin e një shoqërie.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat