10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMiqësorja e luksit/ Bli "TeleShëndet" ose Sigurimin e Pronës Online dhe SIGAL...

Miqësorja e luksit/ Bli “TeleShëndet” ose Sigurimin e Pronës Online dhe SIGAL të dhuron dy bileta për Shqipëri-Itali

Pushimi i kampionateve dhe mospjesëmarrja e të dyja kombëtareve në Botërorin e Katarit, sjell në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë një ndeshje miqësore të shumëpritur për tifozët shqiptarë.

Shqipëri-Itali do të mbushë shkallët e stadiumit kombëtar më 16 nëntor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin përmes televizionit.

Në historinë e Kombëtares Shqiptare, kjo do të jetë miqësorja e dytë me 4 herët Kampionët e Botës pas asaj të vitit 2014, kur Shqipëria u mposht 1- 0 në minutën e 82-të me golin e Stefano Okaka.

Por jo vetëm kjo miqësore, pasi me Kombëtaren “Axurre” Kuqezinjtë kanë luajtur edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, ku u shortuam në grup.

Këto dy takime kanë përfunduar me fitoren e “Axurrëve”, 2-0 në Itali dhe 0-1 në “Loro Boriçi” në Shkodër në vitin 2017.

SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare, vjen me një mundësi të artë për të gjithë tifozët që këtë super-ndeshje duan ta ndjekin LIVE nga shkallët e “Air Albania Stadium”.

Kushdo që blen Online një prej paketave Teleshëndet” ose Sigurimin e Pronës, fiton 2 bileta FALAS për ndeshjen Shqipëri-Itali.

Shqipëri-Itali luhet më 16 Nëntor, ora 20:45. Mos e humbisni shansin të shijoni këtë super-përballje nga tribunat e “Air Albania Stadium”, ndërkohë që keni siguruar pronën tuaj apo keni mjekun 24 orë me vete falë “TeleShëndet”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat