14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërthimi i bombolës shemb një pjesë të shtëpisë, humb jetën e moshuara...

Shpërthimi i bombolës shemb një pjesë të shtëpisë, humb jetën e moshuara në Kuçovë

Një grua e moshuar ka humbur jetën pas shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në Kuçovë.

LEXO EDHE: Shpërthen bombola e gazit në Tiranë dhe Pogradec, tërmet në Elbasan/ 6 arsye pse nevojitet Sigurimi i Pronës

Si pasojë e shpërthimit një pjesë e banesës është shembur duke i marrë jetën 84-vjeçares Alie Kosova. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 86-vjeçari Mustafa Kosova ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore.

Mësohet se pas shpërthimit menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësit. Por nga rrënojat është nxjerrë vetëm 86-vjeçari.

Bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë menjëherë si pasojë e dëmtimeve të marra.

LEXO EDHE: 5 minuta për tu djegur, 1 minutë për ta siguruar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat