19.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“90% e bombolave të gazit shpërthejnë në mëngjes”/ Kreu i Zjarrfikëses tregon...

“90% e bombolave të gazit shpërthejnë në mëngjes”/ Kreu i Zjarrfikëses tregon arsyet

Shpërthimi i bombolës së gazit mëngjesin e djeshëm, ishte fatal për një 84-vjeçare në Kuçovë.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë për pasojë është shembur një pjesë e banesës.

Alie Kosova humbi jetën (pasi ishte dhe e paralizuar) ndërsa Mustafa Kosova, 86 vjeç po trajtohet te Trauma në Tiranë.

LEXO EDHE: Shpërthimi i bombolës shemb një pjesë të shtëpisë, humb jetën e moshuara në Kuçovë

Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se duhet treguar shumë kujdes me bombolat e gazit sidomos në mëngjes.

Ai u shpreh se ambientet ku ndodhen pajisjet e gazit duhet të ajrosen në mëngjes ndërsa zgjidhja më  e mirë është vendosja e sinjalizuesit të gazit.

Në orët e para të mëngjesit duhet treguar shumë kujdes. Le të jetë bombola edhe larg, nëse e ke lënë pajisjen hapur mund të ketë pasur rrjedhje gazi, duhet bërë ajrosja e gazit. Duhet edhe sinjalizuesi i gazit, që nuk kushtojnë dhe sinjalizojnë menjëherë nëse ka rrjedhje gazi, vendoset shumë afër pajisjes së gazit dhe nuk kushton më shumë se 10 euro. Kur shkon në këto ambiente, duhet bërë ajrimi dhe të mundohesh që të kenë kontakt me ambientin e jashtëm”, tha ai.

Teksa analizoi ngjarjen e rëndë në Kuçovë, Goxhaj tha se bombola ka qenë e mbushur ditët e fundit dhe i gjithë gazi ka qenë në ajër në momentin e ndezjes së zjarrit, çka ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.

LEXO EDHE: 5 minuta për tu djegur, 1 minutë për ta siguruar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat