15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet5 minuta për tu djegur, 1 minutë për ta siguruar

5 minuta për tu djegur, 1 minutë për ta siguruar

Ne nuk mund të parandalojmë ngjarjet e paparashikuara por duke u siguruar ne kthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë…

Sapo lamë pas përmbytjet e shkaktuara në Shkodër, Lezhë dhe Durrës, të cilat lanë pas jo pak dëme financiare. Ndërsa tanimë vendi është zyrtarisht në stinën e dimrit me temperaturat që do të vijnë duke u ulur ditë pas dite.

Kjo sjell edhe përdorimin e shtuar të bombolave të gazit, të cilat jo më kot konsiderohen “minë me sahat”.

Çdo vit në Shqipëri, si pasojë e këtyre mjeteve që përdoren për ngrohje dhe gatim, digjen qindra apartamente, banesa apo biznese. Madje nuk munguan as viktimat. Por asnjëra nuk ishte e siguruar. Dhe këtu peshën më të madhe e ze kryeqyteti, Tirana.

Gjatë vitit 2021, në bazë të statistikave që ka Drejtoria e MZSH, Bashkia Tiranë, ka patur rreth 250 zjarre në banesa. Në përgjithësi ndodhin nga bombulat e gazit dhe sistemet elektrike”, shprehet Ilir Xhanari, Komandat i Stacionit nr.1 të Zjarrfikësve në Tiranë.

Dhe zjarret e ardhura nga bombolat e gazit apo energjia elektrike janë aq të shpejtë sa mund të djegin shtëpinë në vetëm 5 minuta.

Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të mbrojtur?

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdhaë. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.

Sigurimi i Pronës (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.

Nëse ju keni një kredi, juve do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë.

Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

Mbulimet:

Sigurimi nga Zjarri në SIGAL UNIQA mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);

Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

Zjarri i ardhur nga fqinji.

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit. Ndërsa çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

SIGAL ONLINE

Siguracionin e Pronës tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kështu kohë dhe para.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini Online siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Përse shqiptarët i besojnë SIGAL-it Sigurimin e Pronës

Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe në miliarda.

Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj.

Kjo shumë kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve, të kompensimit financiar të mijëra të sëmurëve.

Një rast konkret i korrektësisë së SIGAL ndaj klientëve është edhe ai i biznesit në Durrës, në pronësi të shtetasit Jorgo Prifti.

“E nis ditën e punës duke menduar se gjithçka është në rregull, por në pak sekonda rrezikon që mundi i gjithë jetës tënde të shkojë dëm. Kështu ndodhi edhe me restorantin tim.

Një ditë të nxehte gushti, teksa restoranti ishte në punë e sipër, një zjarr i rënë si pasojë e një shkëndije elektrike për pak rrezikoi të gjithë biznesin. Shyqyr Zotit, biznesi ishte i siguruar pranë SIGAL UNIQA, kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri. Dhe shuma e siguracionit ishte me të vërtetë e papërfillshme në krahasim me vlerën që ka biznesi im; vetëm 300 euro.

Pas zjarrit bëra një kërkesë për dëmshpërblim pranë SIGAL dhe në një kohë shumë të shpejtë përfitova një dëmshpërblim prej 30 mijë Eurosh. Kjo më ndihmoi të riktheja biznesin tim në gjendjen e mëparshme, ndërsa aktiviteti vijon normalisht edhe sot e kësaj dite.

Unë dua ti bëj thirrje kolegëve të mi biznesmenë, por jo vetëm, që të mos e lenë mundin dhe djersën e tyre në mëshirë të fatit”, do të shprehej z. Prifti.

LEXO EDHE: Zjarri shkatërron magazinën në Pogradec/ Rasti i ngjashëm në Durrës dhe si u dëmshpërblye biznesmeni

Pa harruar edhe tërmetet e vitit 2019 ku për dëmet e shkaktuara çprej tyre SIGAL UNIQA pagoi mbi 16 milionë euro dhe ishte e gatshme të paguante më tepër nëse do të kishte më shumë prona të siguruara. Si dhe Teatrin “Skampa” në Elbasan e Kinema “Millenium” në Korçë, të cilat u shkrumbuan nga zjarri dhe u rikthyen në gjendjen e mëparshme falë kontratës së sigurimit me SIGAL.

Kjo sjellje korrekte dhe profesionale ka bërë që besimi i qytetarëve te SIGAL të jetë gjithmonë e në rritje çka faktohet edhe nga raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Shtëpia juaj, prioriteti i SIGAL UNIQA.

Për çdo pyetje apo paqartësi, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

ose

e-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Ti siguron shtëpinë dhe makinën/ SIGAL të jep mjekun me vete, për një vit, FALAS

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat