8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja e rasteve të reja me Covid-19, virologu gjerman tregon se çfarë...

Rritja e rasteve të reja me Covid-19, virologu gjerman tregon se çfarë na pret në vjeshtë

Vera e tretë me koronavirus në jetën tonë dhe bota po përgatitet për shtimin e rasteve. Sipas Institutit Robert Koch, variantet e COVID-19 dyfishohen çdo javë, ndaj ekspertët presin vijim të rritjes së infeksioneve.

Për virologun Christian Drosten, zhvillimi i situatës aktuale të pandemisë në Gjermani, me rritjen e nënvariantit Omicron BA.4, nuk është befasues, por një detaj e shqetëson:

Parashikimet që shpreha në fillim të pranverës janë konfirmuar. Ne nuk po përjetojmë një verë pa infeksione këtë vit, por ky nuk është një kërcënim për momentin. Por, në Portugali, numri i vdekjeve nga COVID-19 po rritet. Nuk ka shpjegime të qarta për këtë sepse edhe vendet e tjera evropiane kanë rritje të BA.5 pa rritje të vdekshmërisë”.

Në një muaj do të dimë nëse diçka e tillë do të ndodhë edhe me vendet e tjera”, shtoi virologu gjerman.

Drosten pret “një valë tjetër infeksioni afatgjatë”, duke e shpjeguar kështu parashikimin e tij: “Së pari, shumica e popullsisë do të humbasë mbrojtjen në vjeshtë, veçanërisht pasi variantet që qarkullojnë tani janë edhe më të transmetueshme. Së dyti, për shkak të suksesit të arritur në vaksinim, fillimisht do të aplikohen më pak kontrolle, pra do të ketë më shumë udhëtime, maska ​​do të përdoret më pak dhe do të jemi me shumë njerëz që mund të përcjellim variantet e reja”.

Rritet ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri

Numri i rasteve me COVID-19 ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 805 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 219 qytetarë në këto bashki:

143 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Fier, 9 në Lezhë, nga 5 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë, 3 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.

Statistika (21 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         219

Të shëruar në 24 orë       75

Të shtruar në spitale         9

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 805

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat