13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracioni “JETË PLUS”, një dritë shprese për të sëmurët me kancer

Siguracioni “JETË PLUS”, një dritë shprese për të sëmurët me kancer

Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe mund të ndikojë te të gjithë ne, në mënyrë direkte apo indirekte përgjatë jetës sonë.

Ai është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit.

Derisa ndërgjegjësimi për kancerin të përmirësohet globalisht, si dhe të ndërmerren veprime të nevojshme për parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje, miliona njerëz në mbarë botën do të vdesin çdo vit.

Epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.

SITUATA NË SHQIPËRI

Bazuar në të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore. Ato shkaktojne mbi 16% të të gjitha vdekjeve duke bërë që çdo vit prej tumoreve të humbasin jetën mbi 3600 persona. Ndërsa, rreth 10% e vdekjeve nga tumoret janë nen moshen 50 vjec.

Tumoret më të shpeshta janë ai i mushkërive dhe ai i gjirit.

Prirja e tumoreve në sistemin shëndetësor shqiptar ka qenë në rritje gjatë 3 dekadave të fundit, kryesisht për arsye të lidhura me stilin e jetesës apo mjedisin.

Por edhe pandemia e Covid-19 si dhe rritja e plakjes të popullsisë shqiptare pritet që në 10 vitet e ardhshme të shtojë rastet e sëmundjeve kancerogjene dhe jo vetëm.

Mjekët onkologë kanë pohuar se në këtë periudhë pati një shtim të rasteve me stade të avancuara të sëmundjes të kancerit, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimeve.

NJË DRITË SHPRESE

Dihet shkencërisht se më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria ka sjellë një policë sigurimi unike në tregun shqiptar të sigurimeve dhe jo vetëm, e cila ju mundëson akses në spitalet dhe klinikat më të mira të botës me mbulim deri në 1 milion euro.

Kjo policë mundëson:

  •  Konfrmimi i diagnozës tuaj nga mjekë të huaj
  •  Ndërhyrja kirugjikale dhe trajtimi jashtë vendit
  •  Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizmin apo për ta paguar.
  •  Procedura e gjetjes dhe pagesa e biletës së udhëtimit vajtje-kthim për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  •  Procedura e gjetjes dhe pagesa e hotelit për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  • 100 euro në ditë për cdo ditë qëndrimi jashtë vendit
  •  A i mbulon shpenzimet jashtë spitalit? PO

Përveç tumoreve, kjo policë sigurimi mbulon edhe:

–   Ndërhyrjet kirugjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zevendesim i valvulave koronare)

–   Ndërhyrjet kirugjikale në kokë

–   Ndërhyrjet kirugjikale në shtyllën kurrizore

–   Transplantet nga një dhurues i gjallë

Çmimi i siguracionit? Varion nga 200 deri në 300 euro/vit.

Përkujdesuni për veten dhe më të dashurit tuaj sepse asgjë nuk vlen më shumë se JETA.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

Për më shumë informacion:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEAutomjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat