2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse jemi gjatë gjithë kohës të zbuluar financiarisht?

Pse jemi gjatë gjithë kohës të zbuluar financiarisht?

Ndodh një zjarr, tërmet apo përmbytje dhe me mijëra familje mbeten në qiell të hapur, pa asnjë mundësi për të rindërtuar nga e para banesat.

Siguracion s’kanë, gjendja ekonomike nuk i lejon të rikthehen në gjendjen fillestare, dhe kështu  familja mbetet e rrënuar për gjithë jetën.

Ndodh një shpërthim bombule gazi dhe përveç banesës, përfundojnë në spital edhe njerëzit brenda saj. Sërish pa asnjë lloj sigurimi që ti mbulojë financiarisht kostot spitalore.

LEXO EDHEStina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL

Ndodh një vdekje në spital nga pakujdesia e mjekut dhe nuk ka asnjë kompensim financiar, sepse mjeku nuk e ka siguracionin “përgjegjësia profesionale” për të mbrojtur veten nga fatkeqësi të tilla.

Ndodh një helmim në një dasmë apo ditëlindje dhe dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital, por edhe në këtë rast nuk ka asnjë mbulim financiar pasi pjesa më e madhe e restoranteve nuk janë të siguruara për dëmet që mund t’u shkaktojnë klientëve të tyre.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri është liberalizuar në vitin 1999, pra plot 23 vjet më parë dhe që nga ajo kohë kanë ndodhur plot ndryshime sasiore dhe cilësore, ka ndryshuar baza ligjore, mentaliteti e botëkuptimi, por përsëri Shqipëria mbetet një nga vendet me kulturë dhe edukim të pakët në sigurime, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

Vlera e sigurimit për frymë ka ardhur në rritje, por prapë mbetet më e ulëta në rajon e më gjerë. Gjatë vitit 2021, mesatarja për frymë në Shqipëri ishte 55 euro, ndërsa edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut regjistrojnë shifra më të larta.

Me gjithë ekspozimin serioz ndaj riskut të fatkeqësive të shkaktuara nga natyra përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret, thatësira dhe rrëshqitjet e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, sërish qytetarët tregohen indiferentë për sigurimin e pronës, jetës, shëndetit apo automjetit të tyre.

LEXO EDHE: Të rinjtë kthejnë sytë te sigurimet, fushata informuese e SIGAL UNIQA interes të lartë te studentët

Madje edhe siguracioni “TPL”, që shumë individë e konsiderojnë “taksë”, e bëjmë në fakt që ti “mbyllim sytë” policit në rrugë por harrojmë që ajo është një kontratë sigurimi, që mbulon përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit ndaj palëve të treta. Ato materiale dhe ato shëndetësore mbi të gjitha, që kushtojnë jo pak.

Si mund të flitet ende në vitin 2022 për automjete që lëvizin të pasiguruara? Ku është policia e shtetit, e cila ka detyrim të kontrollojë çdo automjet që të mos qarkullojë pa siguracionin e detyrueshëm?

Si mund të flitet për drejtues mjetesh që sigurojnë makinën nga frika e policit në rrugë dhe nuk sigurojnë shëndetin e tyre?

PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.

Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj dhe atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar.

Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.

Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

SHMANGNI PALËT E TRETA. PËR ÇDO DËM DREJTOHUNI DIREKT NË KOMPANINË E SIGURIMIT

Sot në dosjet e gjykatave ka me mijëra renditen çështje të hapura nga kompanitë e sigurimeve. Të gjitha këto çështje janë mbi dëmet shëndetësore duke përfshirë: vdekje, plagosje të lehta apo të rënda, dëme të qenësishme apo morale etj.

Vlerat monetare për këto lloje dëmesh janë të mirëpërcaktuara në Rregulloret ekzistuese nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe në vendimet e gjykatave. Por cili është realiteti sot dhe çfarë po ndodh me të vërtetë?

Dëmet shëndetësore janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për “gjueti” nga ana e avokatëve.

Fillimisht, avokatët i ‘peshkojnë’ klientët e tyre në spitale apo pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme.

Sipas tyre, kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se ata, pra këta avokatë, i detyrojnë kompanitë që të paguajnë. Një prokurë e posaçme dhe e menjëhershme për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët krijon një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet viktima e rradhës.

Nëpërmjet prokurës bllokohet pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet.

Në këtë mënyrë, klientët humbasin mundësinë që t’i drejtohen drejtpërdrejtë kompanive të sigurimit për të marrë dëmshpërblimin e tyre.

Viktima që e pëson në të tilla raste është vetë klienti.

SIGAL UNIQA Group Austria paguan çdo dëm të shkaktuar konform rregullave dhe ligjeve në fuqi ndaj dhe shpeshherë u bën apel klientëve të saj të paraqiten pranë kompanisë sa herë që ndodh një ngjarje sigurimi, duke evituar palët e treta, që janë avokatët.

Në momentin që klienti drejtohet drejtpërdrejtë në kompani, atëherë edhe pagesa e dëmit bëhet më e shpejtë dhe shuma e dëmit më e plotë. Ndërsa kur në mes futet avokati atëherë periudha e dëmshpërblimit zgjatet dhe gjysma e vlerës së dëmit që do shkonte në xhepin e qytetarit shkon në xhepin e “sekserit”.

Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon. Dhe një nismë e tillë, e marrë për herë të parë në Shqipëri nga SIGAL UNIQA Group Austria, ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj kompanisë dhe për pasojë të ndikojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare.

Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:

–  Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit

–  Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti

–   Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve.

(Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare, shëndet apo pronë).

–  Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).

Nuk duhet të harrojmë se, duke u siguruar ne e jetojmë jetën pa shqetësime dhe të mbrojtur financiarisht në çdo moment. 

LEXO EDHEShi, zjarre dhe përmbytje/ Në Shqipëri ndodh gjithçka brenda një ore

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat