20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë rinjtë kthejnë sytë te sigurimet, fushata informuese e SIGAL UNIQA interes...

Të rinjtë kthejnë sytë te sigurimet, fushata informuese e SIGAL UNIQA interes të lartë te studentët

Edukimi i brezave të rinj është procesi më i vështirë, por njëkohësisht edhe më i vlefshëm për kohën që po jetojmë, gjithmonë në zhvillim me hapa të shpejtë. Kjo rrugë vështirësohet edhe më shumë kur bëhet fjalë për edukimin mbi tregun e sigurimeve, në një ekonomi si kjo e Shqipërisë.

SIGAL UNIQA Group Austria ka nisur prej kohësh një fushatë edukative në universitetet e vendit, ku prej takimeve me studentë të shumtë rezulton që fusha e sigurimeve është në errësirë informative.

Takimi i radhës u zhvillua me studentët e Universitetit “Beder” në kryeqytet. Pjesëmarrja dhe interesi i lartë e orientoi takimin në shumë dimensione më të gjera se sa vetëm në terma të përgjithshme. Në bashkëpunim me lektoren Irma Shkrepa dhe Institutin Ndërkombëtar Financiar për Banka dhe Sigurime (IFIBI), SIGAL UNIQA zhvilloi një bashkëbisedim mjaft frytdhënës, me pyetje dhe përgjigje të shumta nga të dyja palët.

Prania edhe e studentëve të huaj bëri që diskutimi mbi sigurimin e pronave, makinave, si dhe ofertave më të mira në treg për sigurimin e shëndetit të fitonin një konotacion më të rëndësishëm. Kurioziteti i këtyre të fundit për të ditur më shumë mbi këtë fushë dhe se si zbatohet ajo në vendin tonë, ngjalli diskutime të shumta në sallë.

Studentët e pranishëm shfaqën interes të lartë për produktet motorrike, ku mundësitë e mbulimit që të ofronte TPL-ja, KASKO apo MINI-KASKO ishin ende diçka e paqartë për dijet që ata zotërornin për sa i përket tregut të sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania lider në Shqipëri, një fakt i pohuar ky edhe nga raportet e njëpasnjëshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. SIGAL rezulton kompania e sigurimit që paguan më shumë dëme te qytetarët, duke u kthyer kështu në kompaninë më të besuar për qytetarët shqiptarë.

Takimet me studentë të universiteteve në vend do të vijojnë më tej, ku sipas axhendës së përcaktuar ekipi i SIGAL UNIQA do të vijojë fushatën informuese në Universitetin Polis, e më pas edhe në Albania University.

 

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë sëbashku…

Për më shumë informacion:

WEB: https://sigal.com.al/insurtech/

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat