8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetI "nxehti afrikan" vjen në Shqipëri, sa shkojnë temperaturat gjatë fundjavës

I “nxehti afrikan” vjen në Shqipëri, sa shkojnë temperaturat gjatë fundjavës

Temperaturat e larta do të jenë të pranishme në vend gjatë fundjavës si pasojë e të nxehtit afrikan.

Nga 18 qytete, 14 do të kenë temperaturën maksimale mbi 35 gradë Celcius, madje termometri pritet të arrijë edhe 40 gradë në zona të caktuara.

Temperaturat vijojnë si më poshtë:

Tirana,Shkodra dhe Berati 39 gradë Celcius
Durrësi, Fieri e Saranda 38 gradë Celcius
Lezha dhe Vlora 37 gradë Celcius
Kukësi e Burreli 36 gradë Celcius
Temperaturat maksimale më të ulëta do të regjistrohen në Ersekë me 32 gradë.
E shtunë
Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tonë sërish, mot të kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verior duke rrezikuar rrbeshe shiu. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

E diel

Vendi ynë, mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore, por nuk priten reshje.

Përqindja e lartë e lagëshitrës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi max 40 km/h.

LEXO EDHEStina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat