16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Po ku ka si ty o Shqipëria ime”/ Kombëtarja luan sot aktin...

“Po ku ka si ty o Shqipëria ime”/ Kombëtarja luan sot aktin e fundit, detajet e festës në “Air Albania”

Shqipëria siguroi kualifikimin në Euro2024 pas barazimit në Kishinau të Moldavisë. Bileta u pre që dy ditë më parë, por festa do të zhvillohet mbëmjen e sotme.

Kuqezinjtë do të ndeshen me Ishujt Faroe nesër, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, “Air Albania” do të shndërrohet në një arenë festive.

FSHF-ja ka dhënë detaje për mbrëmjen e nesërme, duke njoftuar se duke nisur nga ora 23:00 do të zhvillohet një koncert në ambientet e stadiumit.

LEXO EDHE: Rrugët që bllokohen dhe sendet e ndaluara në stadium/ Plani i masave nga Policia për Shqipëri-Ishujt Faroe

Festojmë së bashku kualifikimin e Kombëtares në Euro 2024. Këngëtarë, valltarë, fishekzjarre, koncert i madh bashkë me lojtaët në stadiumin ‘Air Albania’ menjëherë pas ndeshjes. Mos e humbisni. Një natë magjike me yjet e Kombëtares”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Gjithashtu, FSHF-ja ka zbuluar edhe moton që do të shoqërojë kuqezinjtë për në Gjermnia. “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”, do të jetë motoja e Kombëtares, ndërsa për logon është menduar simboli dallues i shqiptarëve. Bëhet fjalë për dy duar që formojnë shqiponjën dykrenare të vendosura pas trofeut të Kampionatit Europian.

LEXO EDHE: “Çfarë gëzimi, çfarë krenarie! Faleminderit djema”/ Ponari uron Kombëtaren: SIGAL UNIQA do të vijojë t’ju mbështesë fuqishëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat