19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPanairi i 26-të i Librit/ Fituesit e këtij edicioni dhe stenda që...

Panairi i 26-të i Librit/ Fituesit e këtij edicioni dhe stenda që tërhoqi më shumë vëmendje

Pas pesë ditësh të mbushur me organizime, tituj të rinj e mijëra vizitorë u mbyll edhe edicioni i 26-të i Panairit të Librit.

Një ditë para mbylljes, juria e Panairit ndau edhe çmimet për fituesit e këtij edicioni

  • Shkrimtari më i mirë i vitit 2023 iu dha znj. Mira Meksi, për romanin “Parisi vret”, me motivacionin: Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe të psikologjisë; për shkrirjen e fakteve me trillimin; për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e diktaturës, të cilat ende na shoqërojnë; për lëvrimin elegant të gjuhës.
  • Përkthyesi më i mirë i vitit 2023 i jepet znj. Ana Kove, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass, me motivacionin: Për ballafaqimin e denjë me librin kompleks të një autori sfidues; për përcjelljen në shqip të fantazisë së tij të guximshme, të tisit satirik dhe simbolikës… Për pasurimin në mënyrë cilësore të bibliotekës së shqipes me një gur miliar të letërsisë botërore.
  • Vepra më e mirë studimore për vitin 2023, i jepet zotit Thomas Frashëri, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur” me motivacionin: Për një vizatim të plotë e sidomos të plotësuar me fakte të panjohura të një peme shqiptare me rrënjë të forta, trung solid dhe kurorë të dendur siç janë Frashërllinjtë. Për gërshetimin e akribisë shkencore me rrëfimin tërheqës, duke krijuar një portretizim harmonik brenda mozaikut të gjerë të kontekstit historik dhe gjeografik.
  • Libri më i mirë për fëmijë të vitit 2023 i jepet znj. Rudina Çupi, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”, me k motivacionin: Për njohjen e botës fëmijërore, për praninë e elementit bashkëkohor, për gërshetimin e letërsisë me didaktikën.
  • Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge i jepet Znj.Diana Çuli për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir, me motivacion: Përmes zgjedhjeve përkthimore, fuqisë së fjalës dhe sintaksës së rrjedhshme, respekton stilin autentik të Simone de Beauvoir duke sjellë një atmosferë njëherësh intime e emocionuese.

Por mes shumë stendave pjesëmarrëse në këtë panair, një prej tyre tërhoqi vëmendjen më shumë se çdo tjetër. Asnjë libër fizik, por vetëm tre tableta dhe tre kufje. Shumë futuriste në pamje të parë por aq e tanishme kur sheh përdorimin masiv të teknologjisë.

Po flasim për “SIGAL Audiobooks”, libraria e parë dixhitale e librave audio në shqip, e cila edhe këtë edicion ishte pjesë e Panairit të Librit.

Qindra vizitorë, të të gjitha grupmoshave, u ndalën para stendës së “SIGAL Audiobooks”. Shumë prej tyre e dinin çfarë ishte. Madje e kishin të shkarkuar në celular. Ndërsa shumë të tjerë e hasnin për herë të parë.

Pyetjet ishin të shumta: “Si funksionon?“, “Është falas?“, “Sa libra gjenden?”, “Po përralla a ka? etj…

Pasi morën informacionet e nevojshme, reagimi ishte thuajse i njëjtë: “Uau! Bravo SIGAL UNIQA. Ndër gjërat më të bukura që ka bërë”.

Po ju citojmë më poshtë disa prej përshtypjeve më të shpeshta që hasëm gjatë 5 ditëve të Panairit të Librit.

– “Ide shumë interesante”

– “Unë kam një vit që jam regjistruar. Kam mbetur te Don Kishoti, se është shumë i gjatë. Tani nisa “Viti ’93” nga Hygo.

– “Unë kam jetuar jashtë dhe kam shumë nevojë të dëgjoj libra në shqip”

– “Stenda më interesante e panairit”, gazetare e RTCG ( TV Publik i Malit të Zi) 

– “Falas?! Bravo SIGAL”

Por nuk munguan as autorët që shfaqën interesin e tyre për platformën. Disa prej tyre pranuan menjëherë që librat e tyre tashmë të jenë edhe të dixhitalizuara në “SIGAL Audiobooks”.

LEXO EDHE: Promovohet “Lufta e pengjeve” e Gani Mehmetaj/ Veprat e autorit pejan tashmë edhe në “SIGAL Audiobooks”

“SIGAL Audiobooks.al”, platforma e parë dixhitale e librave audio në shqip, e themeluar në vitin 2018 nga Drejtori i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”, Avni Ponari, sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve pa asnjë kosto, librat e autorëve më të njohur vendas dhe të huaj.

Aktualisht në “SIGAL Audiobooks.al” gjenden mbi 300 libra, të gjitha të disponueshme dhe të aksesueshme online për të gjithë.

Ndërsa janë mbi 50 mijë përdorues, të cilët në çdo moment mund të dëgjojnë falas, nga celulari ose kompjuteri, titujt që dëshirojnë.

Në “Aubiobooks.al” e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha.

Librat vijnë tek përdoruesit nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të Rilindjes.

Mjafton të shkarkoni aplikacionin në App Store ose Play Store për të dëgjuar kudo dhe kurdo librat që dëshironi.

Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Shkoni te pjesa “Login” dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej mijëra përdoruesve.

Për shkak edhe të zhvillimeve teknologjike dhe jo vetëm, Audiobooks-et janë një formë shumë efiçente për ta sjellë librin, informacionin, kulturën edhe tek ata që mbase nuk e kanë kohën të shfletojnë një libër fizik. Ndaj prania 5-ditore në Panair ishte dhe mbetet një ftesë për qytetarët, autorët dhe shtëpitë botuese që ti bashkohen këtij projekti.

“SIGAL Audiobooks.al”, merreni librarinë kudo dhe kurdo me vete

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat