13.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i rëndë te "Kthesa e Patosit", 5 të lënduar

Aksident i rëndë te “Kthesa e Patosit”, 5 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.

Një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “ Ford” janë përplasur duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe 5 të lënduar.

Rreth orës 21:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Belinë, Patos, është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin T. Rr., banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët në mjetin tip “Ford”, shtetasi I. Rr. dhe shtetaset Sh. Rr. dhe L. Rr., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, njofton Policia.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat