24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Çfarë gëzimi, çfarë krenarie! Faleminderit djema"/ Ponari uron Kombëtaren: SIGAL UNIQA do...

“Çfarë gëzimi, çfarë krenarie! Faleminderit djema”/ Ponari uron Kombëtaren: SIGAL UNIQA do të vijojë t’ju mbështesë fuqishëm

Shqipëria është kualifikuar në Europianin 2024, i cili do të mbahet në Gjermani.

I duhej një pikë, dhe në Kishinau ndaj Moldavisë, Shqipëria mori atë që i nevojitej duke siguruar matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian.

LEXO EDHE: Rishkruhet historia! Shqipëria për herë të dytë në një Europian

Me përfundimin e ndeshjes në Moldavi në Shqipëri e kudo ka shqiptarë nisi festa. Ndërsa nuk kanë munguar as urimet nga personalitetet e fushave të ndryshme.

Një prej tyre është edhe ai i Avni Ponarit, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor zyrtar i Kombëtares dhe FSHF-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ponari shpreh lumturinë e tij për këtë arritje ndërsa premton se kompania që ai drejton do të vijojë të mbështesë fuqimisht Kombëtaren.

 

Urime Shqipëri! Ja dolëm sërish

Djemtë e Kombëtares shkruajnë sërish historinë teksa për herë të dytë do të jenë pjesëmarrës në finalet e një Europiani. 

Një arritje e madhe falë punës së futbollistëve, stafit teknik, trajerit Sylvinho por edhe Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Presidentit Armand Duka.

Si tifoz i Kombëtares por edhe si Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA, kompania lider e sigurimeve, sponsor zyrtar i Kombëtares prej më shumë se 7 vjetësh, 17 Nëntori 2023 do mbahet mend gjatë!

Çfarë gëzimi! Çfarë krenarie! Faleminderit djema“, shkruan Avni Ponari në postimin e tij.

Z.Ponari njihet për pasionin e tij për Sportin.

Përveç se President i Federatës Shqiptare të Basketbollit, kompania e themeluar prej tij është sponsor gjeneral edhe i Përfaqësueses Dardane, i Superligës së Futbollit të Femrave dhe SIGAL Prishtinës në Kosovë por edhe Vllaznisë në Shqipëri.

LEXO EDHESigurim Shëndetësor për futbollistët/ SIGAL UNIQA – Kosova: Mbetemi një mbështetje e fortë për sportistët dhe klubet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat