14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiPërse gratë janë të mira në menaxhimin e parave

Përse gratë janë të mira në menaxhimin e parave

A ju duken tematikat financiare të frikshme? Nuk ka përse të jetë kështu. Këtu do të gjeni disa këshilla praktike mbi hapat e parë për një të ardhme financiare të sigurt.

“Investimet janë kaq të komplikuara”, ose: “Nuk kam asnjë plan financiar, gjithçka do të zgjidhet vetë”. Nëse këto pohime ju tingëllojë si të njohura, atëherë është koha për të vperuar! Sepse gratë në veçanti kanë nevojë për një strategji të qëndrueshme për të ardhmen e tyre financiare për shkak të hendekut në të ardhura ndërmjet grave dhe burrave dhe për pasojë edhe hendekut në pensionin e tyre më vonë në jetë pasi ato të kenë dalë në pension.

Çfarë përfshin një plan tipik femëror?  

Gratë janë investitore të mira për dy arsye kryesore:

1. Gratë i bëjnë planifikimet e tyre financiare në një mënyrë më të strukturuar

Shpesh gratë veprojnë si menaxhere të familjeve dhe miqve të tyre, si edhe të kohës së lirë. Ato duhet të bëjnë disa gjëra në të njëjtën kohë. Diçka e tillë nuk mund të mjeshtërohet pa një mendim të strukturuar. Kjo qasje kërkohet për investimet financiare dhe është një avantazh shumë i mirë.

2.  Gratë veprojnë në një mënyrë më të sigurt dhe të orientuar ndaj një objektivi

Ndonëse, burrat kanë tendencën që të mbështesin investimet në aksione, kriptomonedha apo investimet që i përgjigjen instiktit të kumarit dhe që premtojnë fitime të shpejta, përvoja tregon se gratë i qasen këtyre tematikave në një mënyrë më të kujdesshme dhe të sigurt. Ju keni një plan të madh, i keni vendosur vetes objektiva të qarta dhe punoni vazhdimisht për t’i arritur ato. Këto masa janë ato që ju bëjnë një planifikues financiar të mirë. Gratë janë të vetëdijshme se një ndryshim i vazhdueshëm në investime është gjithashtu i shoqëruar me pagesa/tarifa. Atyre iu duhet më shumë kohë për të vendosur mbi një strategji, por në çastin kur ata e marrin vendimin ato janë besnike ndaj strategjisë së zgjedhur prej tyre.

Këshilla financiare për jetën e përditshme dhe të ardhmen

Për ata që nuk po merren ende me menaxhimin e të ardhmes së tyre financiare, këtu do të gjeni disa këshilla praktike:

Inventari i detajuar

Sa para kam dhe sa para shpenzoj? Këtë tablo të përgjithshme duhet ta ndani në tri pjesë:

  1. Cilat janë kostot fikse?
  2. Cilat janë kostot e variueshme – pushimet, restorantet, argëtimi?
  3. Çfarë shume mund të përdor për kursime dhe pension?

Skema me tri llogari

Skema me tri llogari do të thotë: Të dy partnerët të kenë secili nga një llogari me vete, si edhe një llogari të tretë të cilën ata e ndajnë dhe ku kontribuojnë bashkërisht – për shembull, bazuar në të ardhurat e tyre – dhe me të cilat mbulohen të gjitha kostot fikse. Në këtë mënyrë, secili nga partnerët në marrëdhënie monitoron financiat e tyre duke ruajtur në këtë mënyrë pavarësinë e tyre financiare dhe paralelisht me këtë të kujdesen dhe për llogarinë e tyre të përbashkët.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat