9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Parajsat” e moshave të treta, shtetet me sistemin më të mirë të...

“Parajsat” e moshave të treta, shtetet me sistemin më të mirë të pensioneve

Cili është sistemi më i mirë i pensioneve në botë dhe cili është më i keqi?

Përgjigjen e jep Instituti Mercer CFA, i cili prezanton indeksin global të pensioneve.

Në krye të listës është Islanda, e cila duket se është “parajsa” për çdo pensionist në këtë planet, falë përfitimeve të larta nga njëra anë dhe administrimit të duhur të fondeve të sigurimit nga ana tjetër. Në vendin e dytë dhe të tretë janë dy vende të tjera evropiane, Holanda dhe Danimarka.

Nga ana tjetër, në vendin e fundit është Tajlanda, ndërsa performanca e Argjentinës dhe Filipineve është shumë e ulët.

Nga ana tjetër, në 12 muajt e fundit, Mbretëria e Bashkuar (e 9 -ta) dhe Kina (e 28 -ta) kanë treguar përmirësimin më të lartë, falë reformës së konsiderueshme të pensioneve.

SHBA është në vendin e 19-të, pasi sipas autorëve të raportit kërkohet një përmirësim domethënës i përfitimeve për pensionistët me të ardhura të ulëta. Sondazhi i Mercer CFA u zhvillua në 43 vende të ndryshme.

Vlerësimet

Argjentina (41.5), Australia (75.0), Austria (53.0), Belgjika (64.5), Brazil (54.7), Kanada (69.8), Kili (67.0), Kina (55.1), Kolumbia (58.4), Danimarka (82.0), Finlanda (73.3), Francë (60.5), Gjermani (67.9), Hong Kong SAR (61.8), Islandë (84.2), Indi (43.3), Indonezi (50.4), Irlandë (68.3), Izrael (77.1), Itali (53.4), Japoni (49.8), Korea e Jugut (48.3), Malajzi (59.6), Meksikë (49.0), Holandë (83.5), Zelana e Re (67.4), Norvegji (75.2), Peru (55.0), Filipine (42.7), Poloni (55.2), Arabia Saudite (58.1), Singapor (70.7), Afrika e Jugut (53.6), Spanjë (58.6), Suedi (72.9), Zvicërd (70.0), Taivan (51.8), Tailandë (40.6), Turqi (45.8), Emiratet e Bashkuara Arabe (59.6), Mbretëria e Bashkuar (71.6), Uruguaj (60.7), SHBA (61.4).

Lexo edhe: Çmimet e produkteve rriten, pensionet mbeten në vend/ 6 avantazhet e investimit në Fondin e Pensioneve SIGAL

Duke parë kostot e jetesës që njohin vetëm rritje ndërsa pensionet shtetërore qëndrojnë në vendnumëro më shumë se 32 mijë shqiptarë po investojnë për një pension privat në pleqëri, ku pjesën kryesore të tregun e ze Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Pse kjo zgjedhje e shqiptarëve?

1. Lider ne tregun e pensioneve private me mbi 10.000 anëtarë dhe asete që kapin vlerën e 15 milionë eurove duke qenë kështu lideri në tregun e pensioneve private me 43.53% të tij. (Shifrat zyrtare të AMF)

2. Udhëheq tregun prej mbi 15 vitesh

3. Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdha financiare në Shqipëri dhe në rajon

Përfitimet dhe benefitet financiare të pensioneve vullnetare te Fondi SIGAL:

1. Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.

2. Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.

3. Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL kanë interesa më të larta se bankat.

4. Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

5. Përfshi edhe potencialin e investimit të tyre përgjatë viteve të karrierës tuaj për t’ju kthyer juve më pas mbrapsht në formë pensioni në një masë edhe më të madhe se ajo çka ju keni kontribuar ndër vite. Për shembull: Nëse kurseni 1000 euro në vit, për 30 vite keni shtuar në llogarinë tuaj të pensionit vullnetar 30.000 euro, por interesat që përfitoni do jenë 27.000 euro. Dhe kur të dilni në pension do vazhdosh jetesën me të njëjtin nivel page.

6. Në rast fatkeqësie, pensioni nuk ndërpritet por i kalon trashëgimtarëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat