15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet e produkteve rriten, pensionet mbeten në vend/ 6 avantazhet e investimit...

Çmimet e produkteve rriten, pensionet mbeten në vend/ 6 avantazhet e investimit në Fondin e Pensioneve SIGAL

Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet mbeten në vend. Ky është shqetësimi kryesor i moshave të treta, të cilët shprehen se pensioni nuk u mjafton as për të plotësuar nevojat bazë minimale jetësore.

Në një vëzhgim dhe pyetësor të kryer në lidhje me këtë tematikë, rezulton se shpenzimet e pensionistëve e tejkalojnë me një diferencë jo të vogël, shumën që ata sigurojnë nëpërmjet pensionit.

Pensionet e moshës së tretë janë kthyer në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve publike, po ashtu në një shqetësim për të moshuarit.

Sipas të dhënave nga INSTAT, pensioni mesatar mujor në qytet ka pësuar një rritje reale me 638 lekë, ose 4.4%, në periudhën nga 2013-2019, ku rezulton se një pensionisti të qytetit i janë rritur të ardhurat me mesatarisht 1,275 lekë nga viti në vit.

Por pavarësisht shifrave zyrtare, vetë të moshuarit pohojnë të kundërtën.

Ata janë të të njëjtit mendim se pensionet janë krejtësisht të pamjaftueshme, dhe shpenzimet për jetesë i konsiderojnë të papërballueshme, duke kërkuar edhe rritje te pensionit.

Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet mbeten në vend.

Një pjesë e të moshuarve, pohojnë se ndihma më e madhe ekonomike për ta, janë të ardhurat që i sjellin fëmijët, kryesisht ata që jetojnë jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër gjejnë zgjidhje duke marrë borxhe.

A ja pensionet realisht të mjaftueshme për të siguruar shpenzimet për ushqime, drita, ujë e medikamentë për moshat e treta?

Shpenzimet e pensionistëve e tejkalojnë me një diferencë jo të vogël, shumën që ata sigurojnë përmes pensionit.

Nga 10 pensionistë të pyetur, është arritur në përfundimin se shuma mesatare e pensionit është 19 mijë e 700 lekë, ndërsa shuma mesatare e shpenzimeve të përditshme siç janë ato për ushqim përllogaritet të jetë rreth 9 mijë e 800 lekë, për medikamente rreth 8 mijë e 900 lekë dhe për faturat e dritave, ujit e taksa të tjera rreth 9 mijë e 600 lekë.

Të gjitha shpenzimet e sipërpërmendura, të mbledhura së bashku prekin një shumë prej rreth 28 mijë e 600 lekësh. Diferenca e kësaj shume të shpenzuar me shumën mesatare të pensioneve është 8600 lekë.

10 pensionistë të pyetur për pensionet dhe shpenzimet

Shuma mesatare e pensionit – 19700 lekë

Shuma mesatare e shpenzimeve për ushqim – 9800 lekë

Shuma mesatare e shpenzimeve për ilaçe – 8900 lekë

Shuma mesatare e shpenzimeve për drita, ujë, taksa – 9600 lekë

Shuma e shpenzimeve të pensionistëve – 28600 lekë

Diferenca e shumës së shpenzimeve me shumën mesatare të pensioneve – 8600 lekë

ZGJIDHJA NË DITËT E SOTME

Sot, në të gjithë botën, miliona njerëz nuk janë duke kursyer mjaftueshëm për t’i ofruar atyre një standard jetese kur të dalin në pension. Një trend i tillë, në rritje, po vihet re edhe në Shqipëri.

Më shumë se 32 mijë shqiptarë po investojnë për një pension privat në pleqëri.

Por përse shqiptarët kanë zgjedhur në masë Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL?

1. Lider ne tregun e pensioneve private me mbi 10.000 anëtarë dhe asete që kapin vlerën e 15 milionë eurove duke qenë kështu lideri në tregun e pensioneve private me 43.53% të tij. (Shifrat zyrtare të AMF)

2. Udhëheq tregun prej mbi 15 vitesh

3. Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdha financiare në Shqipëri dhe në rajon

Përfitimet dhe benefitet financiare të pensioneve vullnetare te Fondi SIGAL:

1. Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.

2. Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.

3. Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL kanë interesa më të larta se bankat.

4. Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

5. Përfshi edhe potencialin e investimit të tyre përgjatë viteve të karrierës tuaj për t’ju kthyer juve më pas mbrapsht në formë pensioni në një masë edhe më të madhe se ajo çka ju keni kontribuar ndër vite. Për shembull: Nëse kurseni 1000 euro në vit, për 30 vite keni shtuar në llogarinë tuaj të pensionit vullnetar 30.000 euro, por interesat që përfitoni do jenë 27.000 euro. Dhe kur të dilni në pension do vazhdosh jetesën me të njëjtin nivel page.

6. Në rast fatkeqësie, pensioni nuk ndërpritet por i kalon trashëgimtarëve.
Çfarë kërkoni më shumë?

Skiconi një të ardhme më të bukur dhe plot me aventura duke investuar sot në Fondin SIGAL për veten dhe familjen tuaj. As vetë nuk mund ti ruani dhe investoni paratë tuaja më mirë se Fondi SIGAL.

Përcakto vetë se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e internetit www.fondisigal.com , zgjidhni këshilltarin tuaj ose kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi me numrin 067 40 26 007.

Planifikoni të ardhmen dhe jetoni jetën tuaj tani

Lexo edhe: PENSIONET PRIVATE e vetmja alternativë për rritjen reale të pensioneve në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat