16.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNgushtohet hendeku i buxhetit 10 mujor të Shqipërisë, Ministria e Financave publikon...

Ngushtohet hendeku i buxhetit 10 mujor të Shqipërisë, Ministria e Financave publikon shifrat e “kripura”

Buxheti i konsoliduar i Shqipërisë raportohet se është me një deficit prej 35.9 miliardë lekësh për dhjetë muajt e parë të vitit 2021, më i ulët se defiçiti i regjistruar për të njëjtën periudhë të një viti më parë, i cili u raportua se ishte 66.2 miliardë lekë.

Sipas shifrave paraprake zyrtare, të ardhurat e buxhetit të shtetit u rritën me 19.1% nga viti në vit për periudhën janar-tetor, duke arritur në 414 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet u rritën me 8.7% ose në vlerën 450 miliardë lekë.

Të dhënat u publikuan nga Ministria e Financave, ku u përmend gjithashtu se të ardhurat tatimore u rritën me 18.4% për këtë dhjetëmujor, e përkthyer në vlerë prej 360.6 miliardë lekë. Të ardhurat nga doganat kanë pësuar një rritje me 24.4% ose 153.9 miliardë lekë.

Në buxhetin e shtetit 2021, qeveria shqiptare ka parashikuar një rritje ekonomike prej 5.5% dhe defiçiti buxhetor 120.5 miliardë lekë, ekuivalente me 6.9% të PBB-së të parashikuar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat