15.5 C
Tirana
Friday, March 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërhiqet Fibank, Alpha mbetet mes hungarezëve dhe shqiptarëve

Tërhiqet Fibank, Alpha mbetet mes hungarezëve dhe shqiptarëve

Banka bullgare First Investment Bank (Fibank) është tërhequr nga gara për blerjen e Alpha Bank Albania.

Burime për “Monitor” bëjnë të ditur se bullgarët nuk janë më të interesuar dhe tani në garë për bankën e fundit greke në Shqipëri ka ngelur grupi hungarez OTP dhe tre bankat me kapital shqiptar, Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), Tirana Bank dhe Union Bank.

Drejtuesit e Fibank nuk japin detaje të mëtejshme rreth shkaqeve të tërheqjes, megjithatë bëhet e ditur se të gjitha bankat pretendente nuk kanë qenë shumë të kënaqura me rregullat e garës të përcaktuara nga grupi grek. Alpha Bank i ka rezervuar vetes të drejtën të mos pranojë asnjërën prej ofertave dhe të negociojë veçmas edhe me palë të tjera, që nuk kanë qenë pjesë e procesit të due diligence. Burime nga tregu bëjnë të ditur se një proces i tillë, i stërzgjatur dhe jo shumë transparent, është ndjekur në të shkuarën edhe nga NBG Bank dhe nga Grupi Bankar i Pireut, në vitin 2018, kur u krye procesi i shitjes së filialeve të tyre në Shqipëri.

Lexo edhe: Raiffeisen Bank i shet aksionet grupit të njohur financiar, marrëveshja futet në zbatim në 2022

Tërheqja e bullgarëve mund të jetë motivuar edhe nga pritshmëritë për një çmim tepër të lartë. Fibank pati mbajtur një qëndrim të ngjashëm në garën për blerjen e Tirana Bank. Pavarësisht se ishte ndër bankat që kryen due diligence, burimet bëjnë të ditur se ajo u tërhoq, sepse u bë e qartë se konkurrenca në proces po çonte drejt një çmimi që, në gjykimin e bankës bullgare, ishte i paarsyeshëm.

Shitja e Alpha Bank është ndër proceset me më shumë konkurrencë në ciklin e shitblerjeve të bankave që nisi në vitin 2015.

Për shkak të kësaj konkurrence, gjasat janë që Alpha Bank të shitet me çmim më të lartë kundrejt kapitalit aksioner krahasuar me të gjitha bankat e tjera që janë shitur në vitet e fundit.

Burime nga bankat në garë shprehen se grupi grek ende nuk ka dhënë përgjigje për pjesëmarrësit në garë dhe as nuk ka shpallur një ofertë fituese, megjithëse ka kaluar një muaj nga afati i fundit për paraqitjen e tyre.

Në fundin e muajit shtator 2021, Alpha Bank ishte banka e tetë më e madhe në Shqipëri. Ajo zotëronte 4.8% të tregut bankar shqiptar, me një total aktivesh prej rreth 81.5 miliardë lekësh.

Ndryshe nga bankat e tjera në proces shitjeje, Alpha në vitet e fundit ka ruajtur një tendencë të ngadaltë të rritjes së madhësisë së saj. Që nga fundi i vitit 2015, totali i aktiveve të Alpha Bank është rritur me rreth 15%. Kjo rrjedhë pak a shumë normale e biznesit lidhet me faktin që aksionerët nuk kishin projektuar një dalje nga tregu shqiptar, të paktën jo në fazën kur një hap të tillë e ndërmorën dy bankat e tjera greke, NBG Bank dhe Tirana Bank.

Lexo edheTë gjitha bankat me fitim, rezultati më i lartë i dekadës/ Ja cila kryeson tregun

Vendimi për ta shitur filialin shqiptar që u bë publik në maj të këtij viti ishte relativisht i papritur. Që prej vitit 2019, Alpha Bank ka raportuar rezultate financiare pozitive, por në vlera modeste të fitimeve dhe të kthimit nga kapitali. Kjo ka bërë që grupi grek të vendosë të shesë degën shqiptare, me synimin për të zgjeruar aktivitetin e saj në Rumani, treg më i madh dhe ku banka e grupit po regjistron një performancë më të mirë. Për vitin 2020, Alpha Bank – Rumani shënoi një fitim neto prej rreth 15 milionë eurosh, ndërsa ishte banka e tetë më e madhe në vend, me rreth 3.2% të asteve totale të tregu

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat