19.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga Avni Ponari: Sigurimet, shtylla e stabilitetit ekonomik dhe garancia e sigurisë...

Nga Avni Ponari: Sigurimet, shtylla e stabilitetit ekonomik dhe garancia e sigurisë financiare

Sigurimet janë një industri shumë e rëndësishme për zhvillimin e një vendi. Ato përbëjnë shtyllën e tretë të industrisë financiare dhe kanë rol të drejtpërdrejtë në stabilitetin ekonomik e social të shoqërisë.

Kjo industri është një shërbim financiar që i jep individit dhe biznesit pavarësi financiare përballë rreziqeve të jetës.

Ajo krijon siguri, besim dhe komoditet për të ardhmen, duke garantuar vazhdimësinë financiare të pacenuar nëse janë bërë sigurimet e nevojshme.

Sigurimet janë kontrata ligjore, si çdo kontratë tjetër, por me një ndryshim të madh: ato janë një biznes i mbikëqyrur dhe i garantuar nga autoritetet mbikëqyrëse financiare.

Kjo i jep qytetarit më shumë siguri dhe besim në marrëdhënien me kompaninë e sigurimeve.

Siguruesit nuk e detyrojnë askënd të sigurojë jetën, shtëpinë, makinën, shëndetin, bujqësinë, blegtorinë, aviacionin apo marinën.

Roli i tyre është të shpjegojnë përfitimet e sigurimit dhe të garantojnë rikthimin e personit të siguruar në gjendjen fillestare financiare pas një dëmi apo fatkeqësie.

Parimi themelor i sigurimeve është i qartë: sigurimet nuk marrin përsipër ngjarje që kanë ndodhur para fillimit të kontratës së sigurimit.

Për këtë arsye, sigurimi ka vlerë kur bëhet në kohën e duhur, përpara se të ndodhë rreziku.

Sa më shumë të zhvillohet industria e sigurimeve, aq më i mbrojtur dhe i pavarur bëhet qytetari, biznesi dhe vetë ekonomia kombëtare.

Marrë nga rrjeti social fejsbuk i CEO-s së SIGAL INSURANCE GROUP, z. Avni Ponari

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat