SIGAL Kosova vijon të dallojë qartë në tregun e sigurimeve, duke shënuar një peshë prej 61.06% të sigurimeve vullnetare në portofolin e saj.
Ky raport e rendit të parën në tregun kosovar të sigurimeve.
Niveli është ndjeshëm më i lartë krahasuar me mesataren e tregut prej 47.68%, duke e pozicionuar kompaninë si një nga aktorët më të avancuar në drejtim të zhvillimit dhe shpërndarjes së produkteve të sigurimeve.
Treguesi reflekton një strategji të qëndrueshme të orientuar drejt diversifikimit të ofertës, si dhe një aftësi për të kuptuar dhe adresuar nevojat reale të klientëve.
Rritja e peshës së sigurimeve vullnetare në SIGAL Kosova tregon se klientët po zgjedhin gjithnjë e më shumë të mbrojnë veten dhe asetet e tyre përtej detyrimeve minimale ligjore.
Kjo përfshin produkte si sigurimi i pronës, shëndetit, jetës apo mbulime të tjera të personalizuara, që kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë financiare dhe sociale.
SIGAL Kosova shënon mbi 14 pikë përqindje nga mesatarja e tregut të Kosovës në drejtim të shitjes së produkteve të sigurimeve vullnetare.




