14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga 1 marsi punëtorët do të lëvizin lirisht/ Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë,...

Nga 1 marsi punëtorët do të lëvizin lirisht/ Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Nga 1 marsi do të hyjë në fuqi një marrëveshje që është firmosur në Shkup nga qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë lëvizjen e lirë të punonjësve.

Sipas lajmit, të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nënshkruan dje në Shkup, marrëveshjen në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, që do të mundësojnë krijimin e një tregu të lirë pune për vendet anëtare të kësaj nisme.

Për këtë marrëveshje është nënshkruar një protokoll për zbatimin e saj dhe kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Protokolli tjetër ka të bëjë me skemën elektronike për identifikimin për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, pra me kartë elektronike.

Nga pala serbe, këto dokumente janë nënshkruar nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Financave Gojko Stanivukovic dhe në emër të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të ministrive të tyre kompetente, shkruhet në webfaqen e qeverisë serbe.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha para nënshkrimit të protokollit, se këto dokumente do të mundësojnë që më 1 mars të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës së vendeve të “Ballkanit të Hapur”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat