15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMundësi për një të ardhme strategjike, SIGAL UNIQA nis turin e informimit...

Mundësi për një të ardhme strategjike, SIGAL UNIQA nis turin e informimit të të rinjve për tregun e sigurimeve

Përplasjet e dhunshme diplomatike, krizat ekonomike, pamundësitë për të pasur një jetesë më tepër se sa mesatarja dhegjendja pandemike, kërkojnë më tepër kujdes ndaj vetes, ndaj asaj çfarë ne duam të kemi në vitet në vijim. Sigurimet janë një ndër fushat më të rëndësishme të investimit individual për një të ardhme më të sigurtë, aq më tepër kur po jetojmë në kohë që nuk na premton asgjë.

Sigurisht që diçka e tillë mund të arrihet lehtësisht në rast se qytetarët do të ndërtojnë një plan të zgjuar duke investuar për veten e tyre, por problematika me të cilën përballet shoqëria shqiptare është mungesa e eduktimit të duhur dhe mungesa e informacioneve në lidhje me atë çfarë të ofron përdorimi i sigurimeve. Një proces i tillë duhet të nisë që në gjenezë, ndaj dhe të rinjtë janë fokusi nga ku nis edhe ndryshimi.

SIGAL UNIQA Group Austria ka menduar për këtë!

Kompania që udhëheq tregun e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA ka nisur turin e organizuar në universitetet e vendit, duke i ofruar mundësinë studentëve të informohen për një të ardhme më të sigurtë. Nën drejtimin e Administratores së Institutit Ndërkombëtar Financiar për Banka dhe Sigurime(IFIBI), Irma Shkrepa, fushata e informimit dhe sensibilizimit për funksionimin dhe produktet që ofrojnë kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, u zhvillua në një takim me studentët e Universitetit “Metropolitan”.

Në diskutimet e fokusuara te sigurimet e shtëpisë, e mjeteve motorrike apo sigurimet e shëndetit, workshop-i që çeli këtë fushatë të ndërmarrë nga SIGAL UNIQA Group Austria ngjalli një larmishmëri dinamikash gjatë bashkëbisëdimeve me të rinjtë e pranishëm.

Këta të fundit mjaft të interesuar për të rritur standardin e tyre të jetesës, u ndalën te mposhtja e frikës së tyre për të ndërmarrë rrisqe që do të zhvillojnë themele të forta për të arritur qëllimet që ata kanë.

Çfarë është TPL?
Si mund ta shkarkoj Teleshëndet?
Çfarë më mbulon siguracioni i Shtëpisë?
A mund të jem edhe unë një agjent sigurimesh?
Makina ime a sigurohet me KASKO, MINI-KASKO, FULL-KASKO?

Në rast aksidenti, në cilat procedura duhet të kaloj që të marr makinën në gjendjen e mëparshme?

Pyetjet e mësipërme ishin disa nga pikat që target grupi, ku u ndal kësaj here fushata informuese e SIGAL UNIQA Group Austria, ngritën me dëshirën më të madhe për të marrë një përgjigje profesionale që të zbardhte errësirën informative që kjo moshë ka për këtë fushë.

Studentët e Universitetit Metropolitan të Tiranës u njohën gjithashtu edhe me konkursin InsurTech-Ideja më e mirë teknologjike në sektorin e sigurimeve, që SIGAL UNIQA ka menduar të organizojë në kuadër të kremtimit të 23 vjetorit  të themelimit të kompanisë në vend. InsurTech ka si qëllim zbulimin e talenteve të reja në botën dixhitale dhe shfaqes së aftësive të tyre në lehtësimin e aksesimit të burimeve të ndryshme.

Studentët e degës të Shkencave Kompjuterike, por edhe të degëve të tjera shfaqën interesim të lartë, duke bërë më të gjallë diskutimin, ndërkohë që shfaqën gadishmëri  për pjesëmarrjen në këtë mundësi të artë për të fituar 1500 euro të vendosura në dispozicion të çmimit të parë.

SIGAL UNIQA Group Austria do të vijojë turin e takimeve në universitete të ndryshme edhe në javët në vijim. Sipas axhendës së përcaktuar, grupi informues i SIGAL UNIQA të martën do e vijojë leksionin e hapur me studentët e Universitetit Evropian të Tiranës dhe ditën e enjte me studentët e Universitetit Luarasi.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë mirë bashku

Për më shumë informacion:

WEB: https://sigal.com.al/insurtech/

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat