9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2022, shqiptarët sigurojnë më shumë shëndetin, AMF: Portofolet e Aksidenteve dhe mbrojtja...

2022, shqiptarët sigurojnë më shumë shëndetin, AMF: Portofolet e Aksidenteve dhe mbrojtja nga sëmundjet rritje 26.1%

Ndërsa tregu i sigurimeve për këtë fillim viti ka shënuar një tkurrje na raport me një vit më parë, portofoli i aksidenteve dhe shëndetit është ndër të paktët që kanë regjistruar rritje.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton rritje të arkëtimeve por edhe të numrit të kontratave të nënshkruara nga kompanitë e sigurimeve, qoftë në portofolin e jetës, ashtu edhe në atë të shëndetit.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar 2022, arritën në rreth 137 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 26.1% në krahasim me periudhën janar 2021”, thekson në raport Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Ndërkaq, Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar 2022, arritën rreth 105 milionë lekë, ose 11.54% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Si në sigurimet motorike dhe ato të pasurisë, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri edhe sa i përket klasës së sigurimit “Aksidente dhe Shëndeti”.

Sipas raportit të AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për janarin 2022, SIGAL UNIQA rezulton kompania më e madhe si në përqindjen që ze në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

LEXO EDHEMë të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.68% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.32% të totalit të tregut.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat