21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Mbretëresha anulon "Krishtlindjen", nuk ka festë në Pallatin e Buckingham

Mbretëresha anulon “Krishtlindjen”, nuk ka festë në Pallatin e Buckingham

Mbretëresha Elisabeta e II ka anuluar festen Krishtlindjeve  tradicionale që mban çdo vit në Sandringham në Norfolk, pas situatës shqetësuese të infekitimeve në rritje të variantit Omicron.

Monarkia do të qëndrojë në Windsor ku do t’i bashkohen anëtarët e familjes mbretërore.

Ndihmësit e Pallatit të Buckingham e përshkruan këtë si një vendim personal të  mbretëreshës.

Është viti i dytë që pandemia sjell anulimin e udhëtimit të Krishtlindjeve të Mbretëreshës në Sandrigram.

Javën e kaluar Mbretëresha njoftoi se nuk do të organizonte drekën me familjen e saj para Krishtlindjeve.

Edhe kjo në përgjigje të shqetësimeve për përhapjen e variantit të ri Covid. Nuk dihet se cilët anëtarë të familjes  do ta vizitojnë Mbretëreshën në Windsor për Krishtlindje, por një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha se do të zbatohen “të gjitha udhëzimet e duhura”.

Mësohet se Downing Street ishte informuar për vendimin, por nuk ishte përfshirë në diskutimin e tij.

Në vjeshtë, Mbretëresha u tërhoq nga një sërë ngjarjesh publike, duke përfshirë samitin e klimës COP26 në Glasgow dhe shërbimin e së Dielës së Përkujtimit, për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Ndryshimi i fundit i planeve nënkupton mungesën e  pjesëmarrjes se saj në Meshën Krishtlindjes.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat