13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKandidatët për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, 17 emra në...

Kandidatët për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, 17 emra në garë

Komisioni Kuvendor për Ekonominë dhe Financat po zhvillon këtë javë seancat dëgjimore me kandidatët që kanë aplikuar për të dy vendet vakante të krijuara në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes kandidatëve janë profesionistë të ekonomistë, sektorit bankar, por edhe figura me eksperiencë në vendimmarrjen politike.

Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, Natasha Ahmetaj, që mban njëkohësisht edhe pozicionin e Zëvendësguvernatores së Dytë të Bankës së Shqipërisë, do të kandidojë për një mandat të ri. Para se të zgjidhej në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në 2014, znj.Ahmetaj ka mbajtur pozicione drejtuese në Bankën Kombëtare Tregtare, ndërsa më herët ka ndjekur karrierën akademike si pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Kandidatët që kanë mbajtur detyra të larta në nivele politika në të kaluarën e tyre janë Anastas Angjeli dhe Senida Mesi. Përveç përvojës akademike, Anastas Angjeli ka qenë deputet në disa legjislatura, si edhe ka ish-ministër i Financave, ish-ministër i Ekonomisë, dhe ish-ministër i Çështjeve Sociale. Senida Mesi ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e kaluar, ndërsa në periudhën 2017-2018 ka mbajtur edhe detyrën e Zëvendëskryeministres së Shqipërisë.

Kandidatja tjetër, Marta Muço, në vitin 2015 ishte një nga kandidaturat për të marrë postin e Guvernatores së Bankës së Shqipërisë. Ajo ka një përvojë të gjatë akademike në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndërsa ka punuar për shumë vite në SHBA si menaxhere e programeve të financimit të sektorit privat.

Edvin Libohova është bankier me përvojë dhe ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në sektorin bankar, si ish-Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Kursimeve (sot Raiffeisen Bank Albania) dhe themelues dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Popullore (sot Banka OTP Albania).

Kandidat tjetër është Indrit Banka, ish-drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë deri në vitin 2015. Pas largimit nga Banka Qendrore, Indrit Banka ka punuar si konsulent financiar.

Elvin Meka është aktualisht Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit të Universitetin Europian të Tiranës dhe kryeredaktor i Revistës Bankieri, botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave. Përveç eksperiencës akademike, Elvin Meka ka punuar edhe në sektorin bankar, si Drejtor Financiar në ish-Bankën Emporiki Shqipëri (sot Banka Amerikane e Investimeve).

Mateo Spaho është Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Luarasi, ndërsa paralelisht ka qenë i angazhuar edhe në strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Durim Kraja ka mbajtur pozicionin e sekretait të përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ndërsa ka eksperiencë edhe si pedagog i ekonomisë në arsimin e lartë.

Diana Dervishi aktualisht mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Altin Hoti vjen nga bota akademike dhe së fundmi ka punuar si pedagog i Ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme, në Kuvajt.

Kandidatja Rezatrta Bitri është me profesion juriste. Përveç përvojës së avokate, ajo ka qenë anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këshilltare ligjore në disa institucione publike, kosulente në sektorin privat, etj.

Disa prej kandidatëve vijnë nga organet e sistemit të drejtësisë. Kandidati Emis Çerava është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me profesion ekonomist.

Kandidatja Manuela Tandini është aktualisht këshilltare ekonomike e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (organ i vettingut), ndërsa vitin e kaluar kandidoi edhe për postin e Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë.

Edhe kandidat Artur Mamadhaj, vjen nga organet e sistemit të drejtësisë. Së fundmi, ai ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Departamentit të Auditetit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidatë për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë janë gjithashtu edhe Bledi Sena dhe Onorina Jata.

Pas dëgjesës publike me kandidatë, deputetët do të përzgjedhin kandidatë që do t’i paraqiten Kuvendit për votim. Për t’iu propozuar Kuvendit në votim, një kandidat duhet të marrë mbështetjen e të paktën 28 deputetëve. Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë janë krijuar për shkak të përfundimit të mandatit 7 vjeçar të anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola. Ata u zgjodhën në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2014.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat