10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPasaportat më të fuqishme në 2022/ SHBA e para, Shqipëria...

Pasaportat më të fuqishme në 2022/ SHBA e para, Shqipëria…

Pasaporta amerikane është renditur si më e fuqishmja në botë për vitin 2022.

Global Citizen Solutions, kompania e konsulencës mbi investimet për emigracionin ka publikuar Indeksin Global të Pasaportave, duke përdorur një sistem të fuqishëm vlerësimi sasior për disa kritere dhe kategori.

Indeksi ka përfshirë jo vetëm faktin se në sa vende ke akses falë pasaportës që posedon, por edhe mundësitë e investimeve dhe treguesit e cilësisë së jetesës në secilin shtet.

Me një total prej 96.4 pikësh, Shtetet e Bashkuara kanë përformuar më mirë në mundësinë e investimeve të reja, cilësinë e jetës dhe lëvizshmërinë e udhëtimeve.

Në indeksin e Investimeve, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 4-t. Me të ardhura kombëtare bruto (GNI) prej 66,080 dollarësh dhe tatimin personal prej 37%, SHBA-ja është një opsion “më i favorshëm” për investitorët.

Sa i takon lëvizshmërisë, një pasaportë amerikane ofron akses pa viza ose viza pas mbërritjes në 172 vende ose territore. Është vendi i tretë më i lartë që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian (BE), pas Singaporit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Lidhur me cilësinë e jetës, SHBA renditet lart në shumë aspekte që lidhen me cilësinë e përgjithshme të jetës, duke përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm, lirinë, performancën mjedisore, pranimin e emigrantëve dhe lumturinë.

Po Shqipëria?

Shqipëria renditet në vendin e 89, nga 197 vende të marra në studim. Sa i përket lëvizshmërisë, poseduesit e pasaportës shqiptare kanë akses në 122 vende, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 93, e vlerësuar me 61.54 pikë.

Me të ardhura kombëtare bruto (GNI) prej 14.450 dollarë dhe me një tatim personal prej 23 për qind, Shqipëria renditet në vendit e 110 në Indeksin e Investimeve, me 43.1 pikë. Më shumë mundësi në dinamizmin e biznesit dhe më pak në aftësitë inovative.

Ndërsa në Indeksin e Cilësisë së Jetës, Shqipëria renditet në vendin e 52, e vlerësuar me 68.2 pikë, për indikatorë të tillë, si zhvillimi i qëndrueshëm, liria, kostoja e jetesës, lumturia, pranimi i emigrantëve, etj.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën në Indeksin Global të Pasaportave.

10 pasaportat kryesore të renditura në Indeksin Global të Pasaportave janë:

1.Shtetet e Bashkuara të Amerikës

2.Gjermania

3.Kanada

4.Holanda

5.Danimarka

6.Suedia

7.Mbretëria e Bashkuar

8.Finlanda

9.Norvegjia

10.Zelanda e Re

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat