15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKushtoi rreth 31 miliardë lekë, Rruga e Arbrit drejt përfundimit të punimeve

Kushtoi rreth 31 miliardë lekë, Rruga e Arbrit drejt përfundimit të punimeve

Koncesionari i Rrugës së Arbrit, kompania “Gjoka” pritet të përmbyllë përfundimin e punimeve me vlerë investimi 31 miliardë lekë (253 mln euro).

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, nga viti 2018 deri në fund të këtij viti, kompania ka investuar 26 miliardë lekë dhe 5.2 miliardë lekë do të investohen deri në pranverë të vitit që vjen, kur është edhe afati për dorëzimin e veprës. Ndërkohë vlera e plotë e kontratës së Rrugës së Arbrit është e paqartë për arsye se, Ministria e Financave raportoi vlera të ndryshme në dokumente të ndryshme që burojnë nga drejtoritë e saj.

Në raportin vjetor të koncesioneve 2020, që u hartua nga Ministria e Financave, vlera e investimit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit raportohet 26 miliardë lekë, ndërsa Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave (projektet e investimeve) për arsye të pagesave e ka kontabilizuar kontratën e Rrugës së Arbrit me 39 miliardë lekë. Në buxhetin e vitit 2019 Ministria e Financave e riprogramoi financimin e Rrugës së Arbrit në 58 miliardë lekë në projektbuxhetin që paraqiti në parlament.

Por situacioni i punimeve të financuara nga Ministria e Financave tregon se rruga do të përmbyllet me një investim prej 31 miliardë lekësh ( 253 milionë euro), ndërkohë që Ministria e Financave i ka paguar deri më tani kompanisë 8 miliardë lekë. Kontrata e ndërtimit nisi në vitin 2018 dhe përfundon në vitin 2031, gjatë të cilit do të realizohet edhe gjithë pjesa e financimit nga qeveria.

Ministria e Financave raportoi se aktualisht, projekti është në fazën e ndërtimit, fazë e cila është parashikuar të realizohet në katër vite (2018- 2022). Deri në fund të vitit 2020 është realizuar 65% e volumit të punimeve të ndërtimit, rreth 5 pikë përqindje më pak se sa ishte parashikuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të pezullimit të punimeve në tunelin e Murrizit dhe punimeve në skarpata për segmentet numër 2 dhe numër 4.

Shoqëria koncesionare ka përfunduar montimin e “Urës së Vashës”, nënshtresat dhe vendosjen e rrethimit anësor, e cila ka bërë të përshkueshme rrugën nga fshati Fshat në Maqellarë. Puna ka vijuar normalisht në tunelet dhe shtresat e segmenteve.

Për sa i përket llojit të financimit, ky projekt koncesionar/PPP është me mbështetje buxhetore, pagesat e të cilit fillojnë nga viti 2019. Autoriteti Kontraktues ka përmbushur detyrimin e pagesës për realizimin e punimeve të ndërtimit mbi 25% të ecurisë së punimeve dhe do të kryejë pagesat në vijim sipas modelit financiar. Pagesat faktike të vitit 2020 janë në masën rreth 2.7 miliardë Lekë, duke rezultuar me një realizim prej 100% nga plani vjetor 2020, të cilat konsistojnë në “Ndërtim, Operim, Mirëmbajtje”, dhe “Supervizionim Kontrate”.

Rruga e Arbrit ka një historik të gjatë zvarritjeje që nga koha e qeverisë “Berisha” ku në disa pjesë të saj ishin kryer punime. Kur nisi koncensioni ishin përfunduar plotësisht 20.12 kilometra të saj, me 15.1 kilometra shtesë të përfunduara pjesërisht dhe 26.3 kilometra të tjera për t’u ndërtuar sipas projektit ekzistues. Mungesa e fondeve, si dhe nevoja për ndryshim e projektit e lidhur kjo me pjesën e tunelit bënë që situata të mbetej në vendnumëro.

Pak vite më pas, interes për ndërtimin e rrugës do të shfaqte një kompani kineze, “China State Construction”. Kompania u angazhua për një kohë të gjatë me negociata me qeverinë por, në fund, nuk u arrit asnjë marrëveshje. Në atë kohë, arsyeja e tërheqjes së kinezëve do të cilësohej ngurrimi i qeverisë për të dhënë garanci për kompaninë. Kjo bëri që projekti të përfundonte si pjesë e paketës “1 miliard euro”. (monitor)

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat