17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBefason moti/ Nisin reshjet e dëborës, bien ndjeshëm temperaturat

Befason moti/ Nisin reshjet e dëborës, bien ndjeshëm temperaturat

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se kjo javë ‘do të jetë befasuese’ në aspektin meteorologjik pasi në Mesdhe do të shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.

Sipas njoftimit moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme dhe në intervale të caktuara kohore gjatë ditës së hënë e të enjte do të marrin karakter rrebeshesh.

SHMU informon se gjatë ditës së enjtes parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni dhe ndikuar nga temperaturat në rënie dëbora do të prekë përveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900 m në këto zona.

Sipas informacionit tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje dhe në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat