5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreKremtohet nisja e punimeve të Kongresit të Manastirit/ Audiobooks.al novacioni teknologjik që...

Kremtohet nisja e punimeve të Kongresit të Manastirit/ Audiobooks.al novacioni teknologjik që i jep zë alfabetit shqip

Dita e sotme shënon 114-të vjetorin e nisjes së punimeve Kongresit të Manastirit për të njësuar alfabetin e gjuhës shqipe.

Me në krye Mit’hat Frashërin, shkrimtar dhe politikan i rëndësishëm, e me ndihmën e nënkryetarit Gjerasim Qiriasi dhe sekretarit Luigj Gurakuqi, Kongresi mblodhi dijetarët e gjuhës shqipe nga të gjitha krahinat me një qëllim të vetëm, zyrtarizimin e alfabetit shqip.

Punimet asokohe zgjatën përreth 9 ditë, përkatësisht nga data 14 deri më 22 nëntor 1908, ku idetë e të gjithë të pranishmëve u përbashkuan për të dalë në përfundimin që gjuha shqipe duhet të zotërojë 36 elementë, pra 36 shkronja.

Sot, pas shumë diskutimesh e nevojave të shumta për sheshimin e ideve të ndryshme, shqiptarët gërmëzojnë alfabetin e pasur shqip, i ndryshuar nga gjuha turke, por me baza në shkronjat latine.

Nëntori le të pagëzohet si muaji “i artë” i të gjithë trevave shqipfolëse dhe shqiptarëve të kudondodhur, për të vetmin shkak se datat më të rëndësishme të këtij kombi të lashtë i përkasin këtij muaji. Që prej javës së shenjtë të përkujtimit të punimeve për alfabetin shqip që datojnë prej 14 deri më 22 nëntor, por edhe festa e 110 vjetorit të Pavarësisë apo ajo e Çlirimit, 28-29 nëntor.

Por vetëm kaq nuk mjafton…

Gjuha ka nevojë gjithmonë të kujtohet, të përpunohet, por gjithashtu me eksodet që është përfshirë gjithmonë përgjatë viteve Shqipëria, emigrantëve shqiptarë i duhet ofruar gjuha mëmë “në pjatë të argjendtë”.

SIGAL UNIQA Group Austria në fokusin e tij ka pasur gjithmonë artin dhe trashëgiminë shqiptare brez pas brezi, ndaj edhe për të qenë më afër të gjithëve ka arritur të projektojë Audiobooks.al, platforma e parë dhe e vetme e librave audio në shqip.

Me më shumë se 300 libra të publikuar, të lexuar shqip nga gazetarët dhe folësit më në zë, sot Audiobooks.al numëron qindra dhe mijëra përdorues nga çdo vend i botës. Ajo që nuk gjendet kollaj në asnjë ide të përafërt tjetër, është fakti që i gjithë shërbimi është FALAS. Me vetëm një regjistrim në llogarinë tuaj, ju mund të shfletoni virtualisht versionin audio të librave më të njohur në gjithë historinë e letërsisë shqipe, por dhe botërore.

Me iniciativën e ish-ambasadorit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar Mal Berisha dhe me mbështetjen e  Federatës Pan-shqiptare Vatra, në bashkëpunim me shkollën shqipe “Children of the eagle”, dhjetra shqiptarë të vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u mblodhëm në qendrën “Ilyria” në New York për një sërë aktivitetet kulturore dhe gjuhësore.

Audiobooks.al u përqafua mjaft mirë nga të gjithë të pranishmit, duke e shfrytëzuar si një mundësi shumë të mirë për të mbajtur të lidhur fëmijët dhe jo vetëm pas gjuhës shqipe, pavarësisht se në përditshmërinë e tyre flasin gjuhën e vendasve në SHBA.

Falë shumëllojshmërisë së titujve, Audiobooks.al i përshtatet çdolloj moshe dhe shije në të lexuar, nga romanet e librat historikë deri te poezitë dhe përrallat.

Të gjitha këto janë lehtësisht të aksesueshme duke shkarkuar aplikacionin “SIGAL Audiobooks” në AppStore dhe Play Store.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat