13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga ai i Beratit me 400 viktima te ai i 2019-ës/ Historia...

Nga ai i Beratit me 400 viktima te ai i 2019-ës/ Historia e tërmeteve më vrastarë në Shqipëri

Vendi ynë është një vend i dalluar në Europë për aktivitetin e tij sizmik, i cili ndodh kryesisht në disa breza sizmogjen siç është ai Adriatiko-Jonian, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe brezi Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër.

Në historinë e vendit tonë janë regjistruar tërmete të forta që kanë shkatërruar qindra banesa e kanë marrë qindra jetë njerëzish.

Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me forcë 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me forcë afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

Nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 e.s., në Durrës në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273.

Gjithashtu përmenden dhe tërmetet e Butrintit në vitin 1153 dhe të Krujës në vitin 1617.

Nga studimet e pakta që kanë ardhur deri në ditët tona rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë.

Për të ardhur tek ai i tre viteve më parë, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Pa harruar edhe dëmet e mëdha materiale.

LEXO EDHE: Këmbanat e përsëritura të tërmeteve sot u dëgjuan në Itali/ Ende nuk e ke siguruar shtëpinë apo biznesin?!

Tërmetet më të fuqishëm që kanë goditur Shqipërinë:

  • Vlorë më 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 të vrarë.
  • Tërmeti më i madh në Shqipëri është regjistruar në Berat, më 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 të vrarë në Kala.
  • Shkodër në muajt shkurt-tetor 1855, 12 tërmete që u ndjenë dhe në Delvinë dhe Bari të Italisë.
  • Shkodër më 1 qershor 1905, që shkaktoi 1500 shtëpi të shkatërruara, 200 të vrarë dhe 500 të plagosur
  • Tepelenë, më 20 nëntor 1920, duke shkaktuar 36 të vrarë dhe 102 të plagosur. Ai shkatërroi 2 500 shtëpi e la pa strehë 15 000 veta.
  • Peshkopi më 24 gusht 1924, duke shkatërruar afro 80 % të shtëpive, 44 të vrarë dhe 119 të plagosur,
  • Vlorë-Tepelenë më 21 nëntor 1930, duke shkaktuar 30 të vrarë e mbi 100 të plagosur.
  • Fier-Tepelenë-Berat-Lushnjë, më 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 të vrarë e 77 të plagosur dhe ku u shkatërruan 2 700 shtëpi.
  • Dibër-Librazhd, më 30 nëntor 1967, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.
  • Shkodër-Lezhë, më 15 prill 1979, duke dëmtuar 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.
  • Roskovec, më 17 nëntor 1982, duke u ndjerë tërmeti edhe në Fier, Librazhd e Berat, ku u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.
  • Tiranë më 7 janar 1988, u dëmtuan 2083 shtëpi.
  • 26 nëntor 2019 do të regjistronte një nga tërmetet më shkatërrimtar në dekadat e fundit, me magnitudë 6,3 ballë sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte brenda territorit të Qarkut të Durrësit, 30 kilometra nga Tirana.

Për pasojë 51 persona humbën jetën, 913 të tjerë u plagosën, mijëra të tjerë u ndikuan në shëndetin e tyre. 202.291 persona u prekën në vend, ku 47.263 në mënyrë direkte dhe 155.029 në mënyrë indirekte ndërsa 17.000 persona u zhvendosën nga banesat e tyre.

Bashkitë më të prekura ishin Durrës, Shijak, Krujë, Tiranë, Kamëz, Kavajë, Kurbin dhe Lezhë. /Sigurime.Online

LEXO EDHE: Shtëpia juaj, prioriteti i SIGAL/ Të sigurosh “folenë familjare” nga zjarri dhe tërmeti për vetëm 5,000 Lekë në vit

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat