18.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE dinit që me vetëm 1,000 Lekë në muaj ju hapni llogarinë...

E dinit që me vetëm 1,000 Lekë në muaj ju hapni llogarinë tuaj në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL?

Në skemën shtetërore të pensioneve, numri i kontribuesve ka rënë, ndërsa është rritur numri i pensionistëve. Arsyeja kryesore mbetet emigrimi masiv, kryesisht i të rinjve, që janë edhe forca e punës ose ata që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore.

Projeksionet e INSTAT janë për një reduktim të popullsisë në vitet në vijim. Nga rreth 2,7 milionë banorë që është sot, popullsia e Shqipërisë, sipas skenarit pesimit, pritet të zbresë në 2,6 milionë banorë. Ndaj, fondet vullnetare të pensioneve shihen si zgjidhja më e mirë.

Kjo ka bërë që interesi i qytetarëve ndaj skemave private të pensioneve të rritet vit pasi viti, edhe pse jo në nivelet e duhura.

Sipas AMF, gjatë periudhës janar-shtator 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.

Analiza tregon një total asetesh neto prej  5,454.87 milionë lekë (46.78 milionë euro) dhe me një rritje prej 870.32 milionë lekë (18.98%) krahasuar me 31.12.2021.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2022 rezultoi 36,020 anëtarë duke shënuar një rritje prej  7.29% krahasuar me 31.12.2021.

Sa i përket aseteve neto, Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vijon të kryesojë tregun me 2.408 milionë Lekë dhe me një diferencë të konsiderueshme me fondin të rënditur në vend të dytë.

Fondi SIGAL ju mundëson të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.

Mjaftojnë edhe 1000 Lekë në muaj dhe çdokush mund të ketë llogarinë e tij në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL për të patur një pension të dytë krahas atij shtetëror.

Ky pension bën diferencë në jetën tuaj pasi e përmirson nivelin e jetesës në atë periudhë.

Në bazë të kontributit tuaj bëhet dhe përllogaritja me përafërsi e pensionit tuaj vullnetar, sa do të jetë ai.

Juve ju lind e drejta ti tërhiqni menjëherë të gjitha asetet tuaja 5 vite para moshës së pensionit ose ti merrni si pension mujor.

Mos harroni! Ndryshe nga ai shtetëror, Pensioni Vullnetar SIGAL, në rast fatkeqësie, është i trashëgueshëm tek familjarët.

AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FONDIN SIGAL

  • Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
  • Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private
  • Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
  • Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
  • Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara
  • Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj
  • Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
  • Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj
  • Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme
  • Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt
  • Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
  • Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë
  • Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online
  • Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

Web: www.fondisigal.com.al
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat