6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKompanitë e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut arkëtuan 48.5 mln euro/ Rriten...

Kompanitë e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut arkëtuan 48.5 mln euro/ Rriten me 93% dëmet e paguara në Sigurimin Privat të Shëndetit

Rritjen më të madhe në vlerë, si dhe në numrin e dëmeve të paguara e ka sigurimi shëndetësor privat – një klasë sigurimesh që ka shënuar rritjen më të madhe të shitjeve për tre vite me radhë. Për shpenzimet mjekësore, siguruesit kanë paguar 4.5 milionë euro për 30 mijë kërkesa për dëme. Në përgjithësi, për të gjitha kategoritë e sigurimeve jo-jetë, numri i dëmeve të paguara, në fund të tremujorit të tretë, ka kaluar shifrën 70,000, që është 29% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për nëntë muajt e parë të vitit 2022, kompanitë e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut arkëtuan tre miliardë denarë ose 48,5 milionë euro për sigurimin e pasurisë, sigurimin privat të shëndetit, sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, sigurimin kasko, sigurimin e shëndetit në udhëtim dhe sigurime të tjera të jo-jetës.

Sipas të dhënave nga Agjensia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), 11 shoqëritë e sigurimeve kanë paguar më shumë se 70,000 dëme ose 29% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Rritja më e madhe në dëmet e paguara vihet re në Sigurimin Privat të Shëndetit.

Deri në fund të shtatorit, shoqëritë kanë paguar mbi 30,000 kërkesa për shpenzime shëndetësore për klientët e tyre. Numri i tyre është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shuma e përgjithshme e mbuluar është 278 milionë denarë (4,5 milionë euro) ose 93% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Këto rezultate nxjerrin konkluzionin, e përdorimit të tepruar të sigurimeve shëndetësore private, në objektet shëndetësore private, veçanërisht për ekzaminimet parandaluese.

Por rritja e depërtimit të sigurimeve shëndetësore private kontribuon dukshëm edhe në ngritjen e kulturës së përdorimit të sigurimeve dhe rrit ndërgjegjësimin e publikut mbi nevojën e të qënurit të sigurar.

Në sigurimin e pasurisë për këtë periudhë janë paguar 449,2 milionë denarë (7,3 milionë euro) për afro 6000 dëme.

Ashti siç pritej, shumica e dëmeve janë paguar në kategorinë më të madhe të sigurimeve, MTPL.

Për 9-mujorin 2022 kompanitë kanë paguar mbi 21.000 dëme në vlerë prej 1,57 miliardë denarësh ose 25,5 milionë euro, raporton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE: Mbrëmja Gala “Top 100” mbledh në Shkup më të suksesshmit e biznesit/ ‘UNIQA Macedonia’, sponsor gjeneral i eventit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat