25.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbrëmja Gala “Top 100” mbledh në Shkup më të suksesshmit e biznesit/...

Mbrëmja Gala “Top 100” mbledh në Shkup më të suksesshmit e biznesit/ ‘UNIQA Macedonia’, sponsor gjeneral i eventit

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, si çdo fundviti, organizoi eventin “Top 100”, i cili është kthyer në një traditë tashmë dhe synon reflektimin e asaj çfarë ka ndodhur në botën e biznesit gjatë një viti dhe përzgjedhjen e më të mirëve.

Unë si kryetar i OEMVP-së, shpreh falënderimet për të gjithë ju që na nderuat me prezencën tuaj në mbrëmjen Gala Top 100”, tha ndër të tjera Mendi Qyra.

Promovimi është shumë i rëndësishëm në aktivitetin e suksesshëm të një kompanie, sidomos sot kur teknologjia ka arritur majat.

Mbrëmja gala “Top 100” është edhe një shtysë e madhe për bizneset në Maqedoninë e Veriut, drejt modernizimit dhe rritjes së konkurrencës.

Mbrëmja Gala kishte si sponsor general kompaninë më të madhe të sigurimeve në Maqedoninë e Veriut “UNIQA Macedonia”, pjesë e SIGAL UNIQA Group. Ndërsa në event merrte CEO i saj z. Driton Azizi dhe CEO e “Uniqa Life”, znj. Aleksandra Shkëmbi Antovska.

Kompania e sigurimeve “UNIQA Macedonia”, pjesë e SIGAL UNIQA Group, është prej 18 vitesh në tregun maqedonas të sigurimeve duke shënuar suksese të jashtëzakonshme.

Ajo ka ditur t’ju shërbejë klientëve në mënyrë profesionale dhe t’ju japë atyre produktin e nevojshëm.

“UNIQA Macedonia” është gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur blejnë policën e sigurimit por veçanërisht kur ata kanë nevojë dhe kur duhet paguar dëmi.

“UNIQA Macedonia”, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, ka ditur gjithashtu të jetë edhe pranë komunitetit me aktivitete të ndryshme ku ka marrë pjesë dhe ka sponsorizuar.

LEXO EDHE: “Dhurojmë GJAK, shpëtojmë JETË”/ UNIQA në Maqedoninë e Veriut ndërmerr nismën humanitare

Kjo sjellje e kompanisë ndaj qytetarëve, ka bërë që Grupi SIGAL UNIQA të ketë mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Grupi SIGAL UNIQA prej 23 vitesh vazhdon të ruajë pozicionin e saj si lidere e tregut të sigurimeve në rajon, duke numëruar në total 8 kompani sigurimi Jetë, Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensioni Vullnetar.

LEXO EDHE: TOP 100 kompanitë e sigurimit në Evropën Juglindore, SIGAL UNIQA lidere në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat