9.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJo vetëm dashuri, dhuroni edhe siguri për Shën Valentin/ Sigurimi i Shtëpisë...

Jo vetëm dashuri, dhuroni edhe siguri për Shën Valentin/ Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL 20% më lirë

Shtëpia është shumë e rëndësishme për çdo njeri, por për shqiptarët akoma më shumë.

Punojmë për vite të tëra, qoftë edhe në emigracion dhe gjëja e parë që bëjmë është investimi për blerjen e një shtëpie.

Çdokush prej nesh ka një shembull konkretë në familje, miqësi apo aty ku jetojmë sesi individë të caktuar kanë shpenzuar të gjitha fitimet e emigracionit apo kursimet e shumë viteve punë për blerjen apo ndërtimin e një shtëpie ose siç kemi qejf ne shqiptarët ta quajmë “foleja e familjes”.

Lexo edhe: Sigurimet e Pronës/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri

Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, vjen me lehtësira të reja për klientët e saj.

Kushdo që kërkon të sigurojë shtëpinë, SIGAL UNIQA vjen me një mundësi që nuk duhet humbur.

Deri më 14 Shkurt, kushdo që do të blejë Sigurimin e Shtëpisë Online do ta përfitojë me 20% bonus. Nëse nuk e keni vendosur ende se çfarë dhurate do ti bëni më të dashurve tuaj, SIGAL UNIQA ju propozon atë më idealen, Sigurimin e Shtëpisë, vendi ku ju mbledh çdo ditë me njerëzit që keni për zemër.

Sepse Shtëpia është atje ku duam dhe na duan.

SIGAL, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA Insurance Group, nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe miliarda euro.

Ndaj, në mbi 22 vite të ekzistencës sonë në tregun shqiptar, ne kemi paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, qofshin ato shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.  Kjo shifër do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive e biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj si para se të ndodhte fatkeqësia.

Kjo u përforcua edhe nga Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare e cila tregoi edhe një herë forcën e SIGAL UNIQA si kompania e sigurimit me pjesën më të madhe të tregut dhe shumën më të madhe të dëmeve të paguara tek klientët e saj.

Tregoni se sa shumë i doni më të dashurit tuaj. Dhuroni dashuri dhe siguri për Shën Valentin.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Për më shumë informacion:

Web: www.Sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 60 62 829

Lexo edhe: Rriten incidentet nga zjarri/ Me 0.5 euro për m2 SIGAL ju rikthen shtëpinë në gjendjen e mëparshme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat