10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i acartë, këshilla e mjekëve për ditët me temperatura nën zero

Moti i acartë, këshilla e mjekëve për ditët me temperatura nën zero

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj ka publikuar disa këshilla që duhet t’i lexoni për t’i bërë ballë këtyre ditëve me mot të acartë dhe me temperatura nën zero gradë.

– Konsumoni vakte të rregullta dhe pije të nxehta (të paktën 1-1.5 litër lëngje në ditë).

– Shmangni alkoolin dhe pijet superalkolike. Ndryshe nga sa mund të mendohet, ato jo vetëm që nuk ndihmojnë në mbrojtjen kundër të ftohtit, por shkaktojnë humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi dhe të favorizojnë fillimin e hipotermisë!

Në rast të sëmundjeve kardiovaskulare ose të aparatit respirator shmangni daljet herët në mëngjes dhe në mbrëmje dhe preferoni orët më pak të ftohta të ditës.

– Mos e nënvlerësoni rëndësinë e veshjes.

Kapele, shamia, dorezat, dhe pardesyja ose xhubi i ngrohtë janë ndihma të shkëlqyera kundër të ftohtit.

-Mos harroni të vishni këpucë me thembra që nuk rrëshqasin në rast akulli.

– Nëse do të shkoni në një udhëtim me makinë, mos harroni të merrni me vete batanije dhe pije të ngrohta.

– Kini kujdes të mbroheni nga ndryshimet e papritura të temperaturës kur kaloni nga një mjedis i ngrohtë në një mjedis të ftohtë dhe anasjelltas.

– Ngrohja duhet të jetë graduale

– Në shtëpi, rregulloni temperaturën rreth 20-22 °C dhe mbani lageshtinë e ajrit në dhomë pasi nga nxehtësia ajri bëhet shumë i thatë dhe dëmton mukozat.

Sipas sinoptikanëve, shkurti pritet të sjellë përsëri temperaturat e dimrit.

Dita e nesërme do të shoqërohet me reshje të borës në vendet malore dhe zonat e ulta nga shiu dhe stuhia.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat