16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten incidentet nga zjarri/ Me 0.5 euro për m2 SIGAL ju rikthen...

Rriten incidentet nga zjarri/ Me 0.5 euro për m2 SIGAL ju rikthen shtëpinë në gjendjen e mëparshme

I ftohti i acartë që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit ka shtuar edhe përdorimin e mjetëve ngrohëse si i vetmi shpëtim.

Por përdorimi masiv i tyre ka bërë që edhe incidentet nga zjarri në banesa të rritet.

Komandanti i Stacionit nr.1 të Zjarrfikësve në Tiranë, Ilir Xhanari shprehet se gjatë stinës së dimrit ngarkesa e rrjetit elektrik dhe përdorimi në masë i gazit shkaktojnë jo pak probleme në banesa.

Gjatë vitit 2021, në bazë të statistikave që ka Drejtoria e MZSH, Bashkia Tiranë, ka patur rreth 250 zjarre në banesa. Në përgjithësi ndodhin nga bombulat e gazit dhe sistemet elektrike”, thotë ndër të tjera Xhanari.

 Matilda Bombaj, Drejtore e Sektorit të Dëmeve të Pasurisë në SIGAL UNIQA Group Autria tregon se çfarë mbulon Sigurimi nga Zjarri ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe kush mund të sigurohet.

Sipas znj. Bombaj, vitin e shkuar SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 miliardë lekë dëmshpërblime pikërisht vetëm për Sigurimin nga Zjarri.

SIGURIMI NGA ZJARRI, ofruar nga SIGAL UNIQA Group Austria, mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit të shkaktuara nga:

  1. Energjia elektrike
  2. Shpërthimet e gazit
  3. Zjarri i shkaktuar nga rrufeja,
  4. Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  5. Zjarri i ardhur nga fqinji.

SIGAL UNIQA mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Çdo strukturë apo individ që ka një dokument pronësie mund të mbulohet në sigurim me një kosto financiare të përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë duke nisur nga 0.5 euro për m2.

Kompania jonë, gjatë vitit 2021, vetëm në Sigurimet e Pronës ka paguar te klientët e saj mbi 3.5 miliardë Lekë dëmshpërblime”, shprehet Bombaj.

Lexo edhe: Sigurimet e Pronës/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri

Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë edhe pse çmimi është fare minimal.

Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi.

Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve, vjen me lehtësira të reja për klientët e saj.

Kushdo që të sigurojë shtëpinë tani ka një mundësi të artë: ta blejë siguracionin duke e paguar me këste.

SIGAL, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA Insurance Group, nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe miliarda euro.

Ndaj, në mbi 22 vite të ekzistencës sonë në tregun shqiptar, ne kemi paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, qofshin ato shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.

Kjo shifër do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive e biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj si para se të ndodhte fatkeqësia.

Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang çdo të papritur!

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

Lexo edhe: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

 

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat