13.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Investo në tokën tande”/ Program i ri për turizmin malor

“Investo në tokën tande”/ Program i ri për turizmin malor

“Investo në tokën tande” është programi më i ri i qeverisë për zhvillimin e turizmit malor që synon të rikthejë emigrantët për të investuar në tokën tyre, falë lehtësirave dhe mundësive të ndryshme që do të ofrohen për ta përmes një pakete “one stop shop” .

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja duke bërë publik programin në Konferencën për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës e Shqipërisë tha se “ne po punojmë fort për një transport ndërqytetas për një rrjet ndërlidhës shumë më të mirë, nga pikat hyrëse, marinat, portet, aeroportet. Shqipëria po përfundon aeroportin e dytë shumë të madh për kargo dhe për një afrim më shumë me zonën e jugut”.

Gonxhja shtoi gjithashtu se, “jemi në përpunim të një programi të ri për turizmin malor dhe për zhvillimin në zonat malore. E themi këtë sepse turizmi sezonal për ne në një vend me më shumë se 300 ditë diell është i pamjaftueshëm vetëm në det dhe bregdet, por edhe nga pikëpamja e një menaxhimi vjetor dhe i nevojës që popullsia ka për të përfituar nga turizmi duhet të jetë në të gjithë gjeografinë dhe hapësirën e vendit, ndaj bëhemi gati që të shpallim një paketë dhe projekt që do ta quajmë “investo në tokën tande” për pjesën e veriut ku ne do të thërrasim shumë emigrantë, që sot janë në gjendje shumë më të mirë ekonomike, të cilët kthehen dhe do ta kenë këtë paketë një “one stop shop” shumë interesante. Duam t’i nxisim ata dhe të investojnë me lehtësi shumë të mëdha në zona shumë të largëta”.

Sipas ministrit, kjo nismë është një shtysëpër zhvillimin e ekonomisë rurale në zonat veriore të vendit.

“Kthimi i emigrantëve për të investuar në tokën e tyre është alternativa më e mirë sesa ata të investojnë në vendet ku ata janë të suksesshëm”, u shpreh ai.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat