19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehen infektimet nga virusi “Koksaki”/ Fluks i shtuar në QSUT. Prindër, ja...

Rikthehen infektimet nga virusi “Koksaki”/ Fluks i shtuar në QSUT. Prindër, ja çfarë ju nevojitet

Përveç  rasteve në rritje me kollë të mirë , të vegjlit po preken edhe nga virusi “Koksaki” ose siç njihet ndryshe sëmundja “duar-këmbë-gojë”.

Përhapja e kësaj sëmundje që prek edhe të rriturit që nuk e kanë kaluar në vegjëli, ka bërë që shumë fëmijë t’i drejtohen urgjencës së pediatrisë në QSUT për shkak të temperaturës së lartë dhe puçrrave të qelbëzuara që ju kanë shpërthyer në duar, këmbë dhe gojë.

Virusi Koksaki apo sëmundja duar-gojë-këmbë ka një përhapje të gjerë e cila merret zakonisht nga ambientet komunitare si çerdhe, kopshte, shkolla dhe manifestohet me puçrra në zonën përreth gojës, në pëllëmbët e duarve dhe në shputat e këmbëve. Kemi pasur shumë raste pasi tani rastet janë edhe për shkak se virusi është sezonal”, thotë për RTSH pediatria ne urgjencën QSUT, Lori Gjoni.

Kjo sëmundje përhapet direkt nga kontakte direkte me personin e sëmurë meqenëse virusi ndodhet në çarjet e vogla të lëkurës. Ai shkakton edhe dëmtim të rëndë të thonjve.

Personat e infektuar janë përhapës të sëmundjes në javën e parë të shfaqjes dhe mund të kalojë edhe në rrugët e sipërme të frymëmarrjes ku qëndron për tre javë.

“Koksaki” u shfaq masivisht në Shqipëri në vitin 2021.

Nuk ka medikamente dhe asnjë vaksinë parandaluese kundër këtij virusi ndërsa simptomat mund të trajtohen me ilaçe dhe mjete shtëpiake.

Për këtë arsye çdo prind duhet të ketë në celularin e tij shërbimin “TeleShëndet” për të patur mjekun gjithmonë me vete, atëherë kur fëmija mund të ketë më shumë nevojë, pa patur nevojë ta dërgosh në spital.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ofron përmes këtij shërbimi “Kartën e Kujdesit Shëndetësor”, e cila ju ofron një sërë benefitesh, duke nisur me mundësinë e marrjes së shërbimeve në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri dhe jashtë saj, një seri ekzaminimesh të domosdosshme për të mbajtur në kontroll shëndetin, komunikimin audio dhe video me mjekun 24 orë të ditës nga celulari juaj për çdo pyetje apo shqetësim e shumë të tjera.

Falë këtij shërbimi ju do të shmangni daljet e panevojshme nga shtëpia, do të shmagni trafikun dhe shpenzimet e automjetit si dhe pritjet para zyrës së mjekut.

PËRFITIMET

Ky produkt mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose Online direkt nga celulari juaj.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Rritje domethënëse krahasuar me një vit më parë/ SIGAL UNIQA, e preferuara e shqiptarëve edhe në Sigurimet e Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat