13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKatastrofat natyrore dhe rreziqet klimatike, ndër prioritetet e Federatës së Sigurimeve në...

Katastrofat natyrore dhe rreziqet klimatike, ndër prioritetet e Federatës së Sigurimeve në Egjipt

Dëmet nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2023 arritën në 380 miliardë dollarë, të shkaktuara nga tërmetet stuhive të rënda, kryesisht në në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Vende në çdo sak të botës u prekën dhe u ndikuan nga afro 400 fatkeqësitë natyrore në vitin 2023.

Nga nxehtësia ekstreme deri te stuhitë dhe tërmetet e forta, këto ngjarje theksojnë nevojën për gatishmëri dhe planifikim më të mirë për fatkeqësitë natyrore me qëllim zvogëlimin e rrezikut.

Nisur nga situata gjithmonë e përkeqësim, Federata e Sigurimeve e Egjiptit (IFE) ka nisur studimin për mënyrat e menaxhimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimet klimatike.

Federata e Sigurimeve të Egjiptit  njoftoi në buletinin e saj javor, të botuar në fund të muajit mars, për zbatimin e disa masave për të luftuar rreziqet që vijnë nga katastrofat natyrore dhe ndryshimet klimatike.

Masat e cituara nga IFE përfshijnë:

  • Përgatitja e një udhëzuesi për sigurimin e qëndrueshëm.
  • Inkurajimi i adoptimit të parimeve të sigurimit të qëndrueshëm në të gjitha klasat e biznesit
  • Hartimi i raporteve nga operatorët në tregun egjiptian të sigurimeve.

Edicioni i 6-të i Sharm El Sheikh Rendez-Vous, i planifikuar të zhvillohet nga 9 deri më 11 nëntor 2024 në Egjipt, do të jetë një mundësi për të diskutuar më tej sigurimin e qëndrueshëm dhe rreziqet klimatike.

Po Shqipëria, a është sot gati për t’u përballur me rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike? Cilët janë sektorët që preken dhe masat që mund të merren për të zbutur efektet?

Shqipëria, një vlerë sa 90% e PBB-së është e ekspozuar ndaj katastrofave

Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri në 150 vitet e fundit

Sipas raportit 2018, të FAO ( Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.

Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Po makinën, kush na i mbron edhe nga fatkeqësitë natyrore?

Nuk mund të mohohet fakti se automjetet janë një nga pasuritë më të çmuara për ne.

Prandaj, sa herë ka fatkeqësi natyrore si tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe të tjera, bëhet e domosdoshme të sigurohemi që makinat tona dhe sendet e tjera të jenë të sigurta.

Ashtu si banesa apo biznesi, edhe makina mund të dëmtohet, madje edhe mund të shkatërrohen fare, në fatkeqësi natyrore. Ndaj, këshillohet të ndërmerrni hapa paraprakisht për sigurimin e saj, në mënyrë që të mos keni nevojë të paguani për dëmet nga xhepi.

Nëse jeni duke kërkuar për një sigurim të duhur për makinën, Sigurimi KASKO është zgjidhja e duhur.

Nëse do ta shijoni automjetin tuaj pa e vrarë mendjen nëse mund të ndodhë diçka, sa do të të kushtojë dhe të jesh gjithmonë, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA.

Llogarit dhe porosit online: https://sigal.com.al/merr-cmim

KTHEJINI DIELLIN JETËS SUAJ DUKE U SIGURUAR

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHESi po e sëmurin botën ndryshimet klimatike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat