18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFondi SIGAL “josh” moderatorin e “Ditë e Re”/ Si mund të ketë...

Fondi SIGAL “josh” moderatorin e “Ditë e Re”/ Si mund të ketë deri në 1 milion euro kur të dalë në pension

Tema e ditës në puntatën e sotme të emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora ishte Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, mundësitë e investimit dhe benefitet që ofron ai.

Teksa CEO i Fondit, z.Elvis Ponari po shpjegonte mundësitë dhe të mirat materiale që ka investimi në Fondin SIGAL, moderatori Arjon Muça “u josh” nga një shifër që dëgjoi “…të kesh një milion euro kur të arrish moshën e pensionit”.

Pjesë nga biseda në studio:

Arjola Shehu: Tani na trego të vërtetën Elvis. Ti si CEO i Fondit, a ke investuar në Fondin e Pensionit Privat?

Elvis Ponari: Patjetër që kam investuar. Ne kemi bërë disa produkte që të kuptohet pak më thjeshtë. Se këtë mund ta diskutosh aq shumë dhe prapë duket pak si abstrakte. Je 18 vjeç, paguaj 300 euro në muaj dhe kur je 60 vjeç ke 1 milion euro në fondin tënd.

Arjon Muça: 1 milion euro?!

Elvis Ponari: Po…

Arjon Muça: Edhe një herë, qëndrojmë drejt. Si ishte kjo? Nuk jam 18, jam 37. Nuk dua 1 milion por dua 500 mijë.

Intervista e plotë: 

LEXO EDHE: “Kujdesuni për pleqërinë në rini”/ Ponari: Benefitet e investimin në Fondin SIGAL; Koçi: Normë kthimi rreth 4%

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat