10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracionet/ Humbjet nga stuhitë e erës gjatë shkurtit në Evropë mund të...

Siguracionet/ Humbjet nga stuhitë e erës gjatë shkurtit në Evropë mund të arrijnë në 4.5 miliardë euro

Humbjet si pasojë e stuhive të erës “Dudley” dhe “Eunice”, të ndodhur gjatë muajit shkurt mund të arrijnë nga 3 deri në 4.5 miliardë euro, me Gjermaninë që përbën rreth 40% të humbjeve totale, analizon kompania e menaxhimit të riskut RMS.

Përveç 40% të Gjermanisë, rreth 20% e humbjeve janë në Holandë dhe rreth 15% në Mbretërinë e Bashkuar.

Stuhitë, të njohura gjithashtu edhe si “Ylenia” dhe “Zeynep”, goditën gjithashtu Irlandën, Francën, Belgjikën, Danimarkën, Zvicrën, Austrinë, Republikën Çeke, Poloninë dhe Sllovakinë midis 16-19 shkurt 2022, përcjell Sigurime.Online.

Analiza e RMS sugjeron që “Eunice” pritet të kontribuojë midis 2.5 dhe 3.5 miliardë euro (2.8 dhe 4.0 miliardë dollarë amerikanë) në totalin e humbjeve të përgjitshme të siguruara.

Ky vlerësim do ta rendiste këtë stuhi si ngjarjen më të dëmshme evropiane që prej stuhisë “Kyrill” në vitin 2007.

Këto vlerësime përfshijnë dëmtimin e pronave, automjeteve, dëmtimet në bujqësi dhe ndërprerjen e biznesit, por përjashtojnë humbjet nga dëmtimi i infrastrukturës.

Vlerësimet e humbjeve marrin në konsideratë aspekte unike të këtyre ngjarjeve, duke përfshirë dinamikën e tregut dhe efektet ekonomike nga pandemia COVID-19, e cila ka të ngjarë të veprojë në rritjen e humbjeve përtej pritshmërive.

Kjo përfshin humbjet në objektet e mëdha, si termocentralet dhe stadiumet, dhe pasigurinë në kostot e zëvendësimit, të nxitura nga çmimet e materialeve dhe mungesat.

Vlerësimet gjithashtu marrin në konsideratë një sasi marxhinale të përforcimit të humbjes pas ngjarjes dhe mundësinë e “rrjedhjes së pretendimeve”, pagesën për dëmin nga ngjarje të tjera në një ndodhi të vetme, duke pasur parasysh se disa ngjarje kanë ndodhur në vazhdimësi.

Vlerësimet e RMS ndjekin ato të një firme tjetër modelimi, “Verisk Extreme Event Solutions” (ish AIR Worldwide), e cila parashikoi humbje midis 3 miliardë dhe 5 miliardë eurove (2.2 miliardë dollarë – 5.6 miliardë dollarë), me shumicën në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë.

“Stuhitë e erës Dudley dhe Eunice na kujtojnë se sa shkatërruese mund të jenë këto ngjarje”, tha Michèle Lai, menaxhere e lartë e produkteve për Modelet Klimatike të Evropës në RMS.

LEXO EDHE: 10 fatkeqësitë më të mëdha klimatike gjatë vitit 2021, kushtuan 170 miliardë dollarë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat