10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetToyota sfidon mungesën e pjesëve, rekord prodhimi automjetesh në shkurt

Toyota sfidon mungesën e pjesëve, rekord prodhimi automjetesh në shkurt

Ndërprerjet në furnizimin e pjesëve vijuan të ndikojnë në prodhimin global të shtëpive automobilistike japoneze në muajin shkurt, por rezultatet e publikuara të mërkurën tregojnë një kontrast të qartë mes tyre, me Toyota në krye.

Toyota Motor Corp (7203.T) deklaron se grupi i saj, duke përfshirë Daihatsu dhe Hino Motors Ltd (7205.T), prodhuan 884.528 automjete në nivel botëror në muajin shkurt, me rritje thuajse me 11% krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë.

Shtëpia automobilistike prodhoi edhe një numër rekord automjetesh në muajin shkurt për tregjet jashtë Japonisë, pavarësisht mungesës së pjesëve për shkak të pandemisë COVID-19.

Toyota e tejkaloi planin e prodhimit global në shkurt, i njoftuar një muaj më parë, me thuajse 41 mijë automjete, raporton Reuters.

LEXO EDHEMë lirë dhe më mirë/ Toyota Hybrid, zgjedhja e duhur në këtë kohë krize

Gjatë vitit 2021, kompania japoneze “Toyota” ruajti vendin e saj si prodhuesi numër një i makinave në botë duke shitur 10.5 milionë automjete gjatë të gjithë vitit (+0.1%), sipas të dhënave të publikuara nga grupi.

Kjo performancë pasqyron rezistencën e të gjithë prodhimit të gjigantit japonez pavarësisht problemeve të zinxhirëve të furnizimit global të industrisë së automobilave, veçanërisht për gjysmëpërçuesit.

Toyota kryesoi për të dytin vit radhazi përpara grupit gjerman Volkswagen (markat Volkswagen, Audi, Skoda, Seat), shitjet globale të të cilit ranë 4.5% vitin e kaluar, në 8.88 milionë njësi, sipas të dhënave të publikuara në mes të janarit.

Gjigandi japonez i automjeteve vjen në vendin tonë përmes kompanisë “Toyota Albana – Alto Sh.p.k.”, përfaqësues zyrtar i vetëm për Shqipërinë.

LEXO EDHEE vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat