6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë ndikimi ka rritja e pagave tek investitorët e huaj? Shqipëria mund...

Çfarë ndikimi ka rritja e pagave tek investitorët e huaj? Shqipëria mund të konsiderohet si vend me krahun e shtrenjtë të punës

Paga minimale, me këto hapa rritjeje, po shkon sa paga mesatare në rang kombëtar. Ndërhyrje të tilla, në kohë kaq të shkurtër, te cilat nuk janë rrjedhojë e produktivitetit të ekonomisë, rrisin ndjeshëm kostot mbi biznesin.

Dhe efekti është: biznese që nuk arrijnë të paguajnë detyrimet dhe mbyllen çdo ditë.

Rritja e pagës minimale përkthehet në më shumë para që buxheti mban nga paga jonë mujore dhe rrjedhimisht penalizim për të gjithë të punësuarit, përveç edhe bizneset. Ndërkohë që nga ana tjetër, në kushtet e mospërballimit të kostove nga ana e bizneseve, mund të sjellë rritje të ndjeshme të informalitetit.

Është hera e parë që bëhet një kapërcim i tillë, është kosto për bizneset. Është 6 mijë lekë rritja e pagës dhe 1 mijë lekë. Për një punonjës do të ketë 7 mijë lekë rritje page e cila përkthehet në kosto për bizneset. Ndërsa për të vetpunësuarit, do të mbartet me kosto të shtuara të sigurimeve”, u shpreh për SCAN TV kontabilisti Armand Mala.

Për të vetpunësuarit rritja e pagës minimale në 40,000 lekë do t’i shtoj kostot një të vepunësuari 1,788 lekë. Ndërsa për një punonjës me pagë minimale, një biznes do të paguajë 11,160 lekë, ose 1,674 lekë më shumë.

“Një i vetpunësuar do të ketë rreth 2 mijë lekë të reja. Ka ato biznese deri në 10 të punësuar, do e ndjenë më shumë këtë ndryshim. Se është rreth 7 mijë lekë për punonjës kostoja e rritur. Fasoneritë kanë nr shumë të lartë punonjësish, dhe dominohen nga punë me pagë minimale. Një fasoneri që ka 1000 të punësuar do të ketë ndikim domethënës”, thekson Mala.

“Është për të ardhur keq, ne e ndeshim në zonat rurale, ku është fenomen i shpeshtë. Fokus i madh duhet të bhërë pasi punonjësit nuk ka kuptim ndryshim i pagave minimale, ku punonjësit duhet të kthejnë pagat minimale.”

Për kontabilistin Armand Mala rritja e pagave në sy të investitorëve të huaj do të përkthehet në një stepje të investimeve në vendin tonë.

“Duhet bërë një kujdes në këtë pikë sepse rritja e shpeshtë e pagës minimale, mund të fillojë ta perceptojë Shqipërinë në sytë e inverstitorëve të huaj si një vend jo tashmë me paga të ulëta”.

Por si do të ndikojë në planet e investimeve të tyre?

Dhe duke i bërë këto kompani të investojnë diku tjetër kuniveli i pagave është diku më i ulët se pagat tona. Në rast se këto paga përkthehen në mirqënie apo në rritje të konsumit në ekonomi, është ndikim pozitiv”.

Investimet e huaja direkte në 6-mujorin e parë të vitit që lamë pas arritën në një vlerë rekord prej 634 milionë eurosh, i regjistruar si niveli më i lartë. Italia rezultoi investitori kryesor i huaj në Shqipëri me 75 milionë euro, e ndjekur nga Holanda me 70 milionë euro.

LEXO EDHEInvestimet e huaja në sektorin financiar, rritje me 70% në 7 vitet e fundit

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat