13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFurgoni me para përplaset kokë më kokë me autobusin e turistëve, raportohen...

Furgoni me para përplaset kokë më kokë me autobusin e turistëve, raportohen 20 të vdekur

Një përplasje ballë për ballë mes një autobusi turistik dhe një furgoni të blinduar me para cash ka vrarë 20 persona dhe ka plagosur 68 të tjerë në Afrikën e Jugut.

Automjetet u përplasën në një urë autostrade dhe më pas autobusi u rrëzua në lumin poshtë.

“Tre persona u gjetën të vdekur buzë rrugës dhe 16 poshtë në lumë”, tha kompania paramedikale ER24.

“Shumica e viktimave poshtë lumit ishin bllokuar nën autobus,” shtoi ai.

Një person ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se zhytësit e policisë po kërkonin gjithashtu lumin që rrjedh përgjatë autostradës “për njerëz që mund të ishin rrëmbyer”.

Hetimet janë duke u zhvilluar për atë që shkaktoi përplasjen e së hënës në mbrëmje në autostradën N1 në Makhado në provincën Limpopo.

Ky rajon dhe të tjerët në Afrikën e Jugut kanë pësuar rrebeshe të mëdha dhe përmbytje, duke e shtyrë qeverinë të shpallë një fatkeqësi kombëtare.

Identiteti i viktimave të aksidentit ende nuk është bërë i ditur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat