11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAnëtarësohu Online në Fondin SIGAL dhe shpërbleje veten me dy bileta për...

Anëtarësohu Online në Fondin SIGAL dhe shpërbleje veten me dy bileta për ndeshjet e Kombëtares

Fondi i Pensioneve Private SIGAL, më i madhi i llohjit të tij në Shqipëri, duke zënë 45% të tregut, vjen gjithmonë me risi për klientët e tij.

Përveç produkteve që ofron, të njëjta me homologet e tij në Europën, Fondi SIGAL sjell vazhdimisht lehtësira për qytetarët të cilët i besojnë atij qetësinë financiare në moshën e tretë.

Një ditë më parë Fondi SIGAL lançoi një mundësi të re: anëtarësim në fond vetëm me një klik, përmes celularit apo laptopit tuaj, pa patur nevojë të paraqiteni në zyrat e tij.

Por nuk mbaron me kaq!

Fondi SIGAL nuk do të kursejë as dhuratat për klientët e saj të rinj.

Çdo i anëtarësuar i ri online i Fondit do të përfitojë dy bileta falas sa herë që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në vendin tonë.

CEO i Fondit SIGAL, z.Elvis Ponari duke dorëzuar tek klientët biletat për ndeshjen e sotme Shqipëri-Izrael

Vizitoni websiten-n e Fondit SIGAL, klikoni në linkun: https://fondisigal.com.al/anetaresohu/, aksesoni plotësimin online të formularit të anëtarësimit dhe automatikisht bëheni pjesë e Fondit më të madh të Pensioneve në Shqipëri duke kursyer kohë dhe para.

Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të pensioneve private në Shqipëri për 3-mujorin e parë të këtij viti, tregon se Fondi SIGAL është lider në treg sa i përket aseteve duke zënë 45% të tij.

Sipas raportit, nga rreth 4.8 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, 2.2 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.

Pse shqiptarët kanë zgjedhur Fondin SIGAL

Nieveli i ulët e pensioneve në vendin tonë ka bërë që shumë shtetas shqiptarë ti drejtohen Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Kursimi i parave konsiderohet edukatë financiare. Krahasuar me mënyrat e shumta të shpenzimit të parave, ka shumë pak mënyra për t’i kursyer ato. Por, gjithsesi, secili individ duhet të vendosë objektiva, fillimisht për të administruar mirë paratë në mënyrë që të mos e vrisni mendjen për para’ në kohën kur nuk mund të punoni më.

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, falë produkteve më të mira në treg, ju jep mundësi klientëve të tij, që vijnë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, të mund të kenë një pleqëri sa më të qetë financiarisht.

Kjo ka bërë që gjatë gjithë ekzistencës së saj në treg, të ruajë vendin e liderit.

LEXO EDHE45% të totalit të aseteve, raporti i AMF: Fondi SIGAL, lider në tregun e pensioneve private

Kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, pjesë e së cilës është edhe Fondi SIGAL, mbështet Kombëtaren Shqiptare, duke u qenë sponsor zyrtar i saj që prej vitit 2016.

Gjatë kësaj kohe SIGAL UNIQA Group Austria ka marrë përsipër edhe sigurimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe futbollistëve të kombëtares. Ndërkohë pjesë e kontratës, nga e cila do të përfitojnë sigurimin e shëndetit, janë edhe të gjitha ekipet e grupmoshave, të gjitha ekipet e Superligës Shqiptare si dhe i gjithë stafi i FSHF-së.

Djemtë kuqezinj janë krenaria jonë kombëtare, janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë dhe SIGAL është i lumtur që i mbështet ata.

Fondi SIGAL, e ardhmja jonë së bashku!

Telefon: +355 44 511 666

E-mail: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat