10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet45% të totalit të aseteve, raporti i AMF: Fondi SIGAL, lider në...

45% të totalit të aseteve, raporti i AMF: Fondi SIGAL, lider në tregun e pensioneve private

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vijon të ruajë vendin e parë në tregun shqiptar.

Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të pensioneve private në Shqipëri për 3-mujorin e parë të këtij viti, tregon se Fondi SIGAL është lider në treg sa i përket aseteve duke zënë 45% të tij.

Sipas raportit, nga rreth 4.8 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, 2.2 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.

Sipas AMF, analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare, deri më 31.03.2022, tregon një total asetesh neto prej 4,857.49 milionë lekë (39.94 milionë euro) dhe me një rritje prej 272.95 milionë lekë (5.95%) krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve ka arritur në 34,555 duke shënuar një rritje prej 2.93% krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2021.

Pse shqiptarët kanë zgjedhur Fondin SIGAL

Paga e ulët e pensioneve në vendin tonë ka bërë që shumë shtetas shqiptarë ti drejtohen Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Kursimi i parave konsiderohet edukatë financiare. Krahasuar me mënyrat e shumta të shpenzimit të parave, ka shumë pak mënyra për t’i kursyer ato. Por, gjithsesi, secili individ duhet të vendosë objektiva, fillimisht për të administruar mirë paratë në mënyrë që të mos e vrisni mendjen për para’ në kohën kur nuk mund të punoni më.

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, falë produkteve më të mira në treg, ju jep mundësi klientëve të tij, që vijnë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, të mund të kenë një pleqëri sa më të qetë financiarisht.

Kjo ka bërë që gjatë gjithë ekzistencës së saj në treg, të ruajë vendin e liderit.

  • Përcaktoni vetë nivelin e pensionit që doni të merrni duke llogaritur online KËTU
  • Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Kurse në rini dhe shijo në pleqëri… me Fondin SIGAL.

LEXO EDHEKreu i Sigurimeve Shoqërore thirrje qytetarëve: Investoni në Fondet Private që të keni dy pensione në pleqëri

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat