2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF: Fondet e investimit nga vendet e BE-së mund të tregtohen edhe...

AMF: Fondet e investimit nga vendet e BE-së mund të tregtohen edhe nga Shoqëritë Administruese të licencuara në Shqipëri

Ligji i ri “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” parashikon për herë të parë mundësinë e marketimit dhe shitjes në Shqipëri të fondeve të investimit të licencuara në një vend anëtar të BE-së.

Për të realizuar këtë, në zbatim të kërkesave ligjore, pas hartimit të projektrregullores së njohjes së sipërmarrjes së investimeve kolektive të licencuar në një vend anëtar të bllokut evropian, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka nxjerrë së fundmi për konsultim publik projektrregulloren “Për regjistrimin e agjentit të shitjes së sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike të licencuara në një shtet anëtar të BE-së”.

Kjo projektrregullore përcakton kërkesat për regjistrimin e personave juridikë të përcaktuar në ligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e marketimit dhe shitjes së kuotave të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike të licencuara në një shtet anëtar të BE-së dhe të njohura nga Autoriteti.

Sipas parashikimeve të nenit 101 të ligjit, rolin e agjentit të lidhur për të marketuar dhe shitur fonde të një shoqërie të licencuar në një vend të BE, mund ta kryejnë shoqëritë e sigurimit, shoqëritë komisionere, bankat ose persona të tjerë juridikë (përfshirë shoqëritë administruese të SIK) që kanë licencën e nevojshme nga Autoriteti, në zbatim të legjislacionit në fuqi për tregjet e kapitalit, të cilët kanë lidhur kontratë me shoqërinë administruese ose degën e shoqërisë administruese të licencuar në një vend të BE-së.

Projektrregullorja e hartuar plotëson më tej aktet e nevojshme nënligjore që mundësojnë marketimin dhe shitjen në Shqipëri të fondeve të investimeve të licencuara në një vend anëtar në BE-së. Në këtë mënyrë, investitorët në Shqipëri do të kenë më shumë alternativa si dhe akses për të investuar direkt në sipërmarrje të investimeve kolektive të licencuara në BE.

Në projektrregullore specifikohet dokumentacioni i nevojshëm që duhet t’i paraqitet Autoritetit për t’u regjistruar si agjent shitjeje i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me ofertë publike të licencuar në një vend anëtar të BE-së.

Gjithashtu, projektrregullorja përcakton detyrat dhe funksionet e agjentit të shitjes, i cili në bazë të kërkesave ligjore duhet të veprojë gjithmonë në interesin më të mirë të investitorëve dhe të sipërmarrjeve të investimeve kolektive për të cilat kryen funksionin e agjentit të shitjes. Dokumenti detajon gjithashtu elementët dhe periodicitetin e raportimit të agjentit të shitjes në Autoritetit në lidhje me veprimtarinë e marketimit dhe shitjes.

/AMF 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat